• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia me sytë nga deti Jon për naftë dhe gaz, kompanitë helene licensohen për të nisur shpimet

06/04/2022
Greqia me sytë nga deti Jon për naftë dhe gaz, kompanitë helene licensohen për të nisur shpimet

Në një kohë që çmimi i naftës është rritur në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, Greqia është duke rritur përpjekjet për të nxjerrë naftë dhe gaz në detin Jon.5d7e758b83034beba746f6c74c6bdc4c

Greqia, e cila ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj në fushën e hidrokarbureve, por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar dhe orientimi drejt energjisë së gjelbër kanë bllokuar planet e saj për të kërkuar naftë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimet me gaz në Evropë kanë sjellë rritjen e çmimeve duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra të reja për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus. Kjo ka rritur nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë të ditur procesin e eksplorimit në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës” i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

“Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik… kërkon që çdo vend të bëjë hapa vendimtarë drejt sigurisë dhe sigurisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë të ditur strategjinë e Greqisë për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, teksa shteti fqinj ka pasur indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliardë metra kub, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë në komisionin e hidrokarbureve të Greqisë tha javën e kaluar se komisioni ka propozuar një plan “ambicioz, por të realizueshëm” të kërkimit të gazit.

Hellenic Petroleum HEPr.AT ka licenca për kërkimin e gazit në detin Jon dhe ka përfunduar së fundmi studimet sizmike në zonë, një hap i rëndësishëm për të sqaruar vendndodhjen dhe madhësinë e çdo rezerve të mundshme.

Një konsorcium i TotalEnergies TTEF.PA, ExxonMobil XOM.N dhe Hellenic Petroleum gjithashtu mban licencat e kërkimit për dy blloqe në det të hapur që shtrihen në perëndim dhe jug-perëndim të Kretës.

Related Posts

Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Zhvatja përmes Call Centre, SPAK zbardh operacionin te kulla në Tiranë

18/01/2026
Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie
Kryesore

Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie

18/01/2026
11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë
Kryesore

11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë

18/01/2026
Kryesore

Bordi i Paqes, Rama tregon 3 gënjeshtrat

18/01/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)
Kryesore

Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Elbasani, “peng” i skuadrave të fundtabelës! Alarm verdheblu, pa kapitenin bie edhe prapavija

18/01/2026
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit, Muçi i mahnit të gjithë në futbollin turk

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al