Greqia do të heqë masat kufizuese për përhapjen e Covid-19. Nga 1 maji, qytetarëve që do të udhëtojnë për në Greqi nuk do u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo test negativ për të hyrë në vend.
Ndërkohë mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më e detyrueshme nga 1 qershori. Mediat e huaja, bëjnë me dije se sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, të gjitha masat do të rishikohen më 1 shtator, në varësi të pandemisë.
Po ashtu rregullat i ka lehtësuar edhe Franca, Spanja, Portugalia. Ndërkohë ditën e sotme masat kufizuese u hoqën edhe në vendin tonë.