Greqia nga 1 maji do t’i kthehet përdirtshmërisë para koronavirusit, do të hiqen shumë masa antikovid. Sipas mediave greke, njoftimi i heqjes së masave është bërë nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Sipas Plevris, tabloja epidemiologjike tregon se rastet me koronavirus kanë filluar gradualisht të bien. Nga 1 maji, punëtorët e pavaksinuar për të shkuar në punë do të bëjnë vetëm një test në javë, ndërsa deri më 31 gusht nuk do të kërkohet më çertifikata e vaksimnimit në ambjentet e mbyllura.
Masat që hiqen:
-Pezullimi i çertifikatës së vaksinimit në pikat hyrëse të vendit
-1 test i shpejtë në javë për punëtorët e pavaksinuar, me përjashtim të spitaleve dhe shtëpive të të moshuarve ku kërkohen ende 2 teste të shpejta në javë për punëtorët e pavaksinuar.
-1 test i shpejtë për mësuesit dhe pedagogët e pavaksinuar.