Mbrëmjen e sotme është grabitur një pikë karburanti në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri” aty ku disa persona ende të paidentifikuar kanë marrë lekët e xhiros ditore të karburantit. Shitësi i karburantit është përballur fizikisht me personin që ka shkuar për të grabitur. Mësohet se shitësi ka marrë plagë në këmbë ndërkohë që mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes.