Luftëtari ka një krizë të thellë dhe gjërat janë edhe më të vështira nga sa duket apo i paraqet klubi bluzi. Stërvitja nuk ka nisur as sot dhe nuk dihet se kur skuadra apo lojtarët që janë lajmëruar nga klubi, apo të tjerët që kanë gjetur akordin (nëse ka) apo dhe ata në provë do të zbresin në fushën e stërvitjes!
Një javë më parë klubi i Luftëtarit njoftoi se grumbullimi i parë i skuadrës do të zhvillohej më me datë 15 korrik. Megjithatë, nuk ka ndodhur kështu. Lojtarët e skuadrës gjirokastrite duhet të presin edhe disa ditë pasi në drejtim të tyre nuk ka ardhur ende asnjë njoftim nga zyrtarët e klubit.
Në Gjirokastër kanë qenë edhe një pjesë e titullarëve, nga ata ë kanë kontratë për të biseduar me drejtuesit e klubit, për çështjen e rrogave të vitit të shkuar, e sidomos për të ardhmen, por askush nuk u ka dhënë zgjidhje…
Luftëtari nuk është skuadra vetme e Kategorisë Superiore që ende nuk ka filluar fazën përgatitore. Në të njëjtën pozitë me klubin bluzi ndodhet edhe Vllaznia, Skënderbeu dhe Flamurtari. Pra, gjysma e Superiores, kur na ndajnë diçka më shumë s enjë muaj kanë problem me organizimin, pa thënë pastaj me merkaton apo dhe financat.
Që pa nisur mirë ky sezon duket se do të ketë probleme, aq më tepër kur bëhet fjalë për skuadra me traditë apo dhe që kanë qenë pretendente për titullin në sezonin e fundit në Superiore…