Ish-presidenti i Luftëtarit dhe përgjegjësi kryesor për rrënimin e Luftëtarit ka bërë një reagim pas debatit të fundit lidhur me krizën në klubin e futbollit dhe akuzat e kryebashkiakut Flamur Golemi. Njësoj si Bekim Halilaj, edhe Grigor Tavo drejton gishtin e fajtorit te Flamur Golemi.
Reagimi i Tavos
Te nderuar bashkeqytetare dhe tifoze te Luftetarit. Gjendja e ekipit te zemres si dhe spekullimet qe e ndjekin, me detyrojne te sqaroj shumecka. Se pari, i bej me dije Bashkise Gjirokaster dhe kryetarit te saj Flamur Golemi, se eshte dhe duhet te ndihet fajtori kryesor i renimit te futbollit ne qytet. Kjo per disa arsye. Bashkia eshte e vetmja ne vend, edhe krahasuar me ato me modeste qe nuk jep asnje lek per sportin. Me nje vendim arbitrar, Keshilli i Kontrolluar i Bashkise, ka ndalur cdo qindarke ne drejtim te sportit duke mos permbushur asnje detyrim ligjor. Madje Bashkia Gjirokaster, nuk ka respektuar as vendimet e Gjykates per te paguar kestin e fundit te destinuar per Luftetarin. Ceshtja me e ndjeshme, eshte e quajtura krize e borxheve. Sqaroj se detyrimet ne momentin qe une kam lene drejtimin e ekipit kane qene rreth 180 mije euro. Por ne cdo diskutim, harrohen te ardhurat. Jane 243 mije euro te akorduara nga pjesemarrja historike ne Europa League, te cilat tejkalojne detyrimet e lena prej meje. Kushdo kryetar bashkie qe kerkon te fshihet pas gishtit dua ti shpjegoj se politika dhe sporti nuk duhet te perzihen. Dihet qe futbolli ne Shqiperi eshte nje grope e zeze dhe sakrifica ime solli histori ne Gjirokaster. Une e ftoj Flamur Golemin te gjeje nje Grigor Tavo dhe ta coje serish Luftetarin ne Europe. Deri tani qyteti ka pare vetem rrenim…