Pak orë pas incidentit në protestë ku një i ri goditi me grusht Sali Berishën, mësohen më shumëdetaje rreth tij. Në një dokument që publikon Report Tv, tregon se Gert shehu, i lindur më 9 maj 1991, pra ditën e Europës ka lindur në Tiranë dhe jo në Tepelenë sikundër ishin raportimet e para.
“Çrregullim psikotik i papërcaktuar’. Kjo është diagnoza nga e cila vuante Gerti Shehu, 31-vjeç, i cili sot në mesdite goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.
Report Tv ka siguruar epikrizën shëndetësore të tij, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut. Ka qenë nëna e të riut që na e ka vënë në dispozicioon. Dokumenti është e datës 16 gusht 2022.
Kujtojmë se vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e ‘kishte infiltruar’ këtë person për të dhunuar Berishën./ Shqiptarja.com