Tre kryebashkiakë të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë konfirmuar mandatet e tyre gjykatat. Bëhet fjalë për Flamur Golemin në Gjirokastër, Gjolek Guci në Memaliaj dhe Artur Malajn në Mat.
Vendimin për Flamur Golemin e ka dhënë gjyqtari Pëllumb Vehbiu, i cili ka na dorë edhe dosjen për kryebashkiaken aktuale Zamira Rami.
Kjo e fundit akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 25 korrik. Sa i përket rotacionit në Gjirokastër, pritet të zhvillohet pasi Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur për Këshillin Bashkiak.
©argjiroja.net