• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Gjirokastrës dënon me 4 vite burg Kostandin Xhuvanin

06/12/2019
Gjykata e Gjirokastrës dënon me 4 vite burg Kostandin Xhuvanin

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 4 vite burgim Kostandin Xhuvanin për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve” dhe me 18 muaj burgim ish-infermierin e spitalit Psikiatrik në Elbasan Kujtim Budani, i akuzuar për “Falsifikim të dokumenteve”.

Vendimi për dënimin e djalit të ish-deputetes së PS Luiza Xhuvani është marrë disa ditë më parë nga tre gjyqtarë të Gjirokastrës, të cilët pasi analizuan provat e dërguara në gjyq nga prokurori Julian Çafka, deklaruan fajtor dhe dënuan Xhuvanin dhe Budanin. Tashmë dy personat e dënuar Budani dhe Xhuvani i janë drejtuar gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku kërkojnë prej saj të shpallen të pafajshëm.

Kujtojmë që veç dënimit me 4 vite burg të marrë në Gjirokastër, Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014. Ishte pikërisht kjo vrasje e katërfishtë që riktheu në skenë historinë e armës në Gjirokastër në prill 2014, për të cilën akuzohej Xhuvani. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria arriti të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër.

Kryerja e ekspertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës, rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit 2014 në Gjirokastër, ku ndodhi një konflikt me armë, pa të lënduar. Sipas këtij akti ekspertimi, rezulton se: “…tre gëzhojat e fiksuara në lidhje me ngjarjen e datës 25.04.2014, në lokal “Lei–Lui”, në Gjirokastër, janë qitur nga pistoleta model 54, kalibër 7.62 mm me nr.14053073..” – thuhet në vendim.

Por gjatë marrjes në pyetje Kostandin Xhuvani në fazën e hetimit deklaroi se nuk ishte autor i kësaj ngjarjeje dhe se ai ditën e 24 prillit, kishte qenë në Spitalin Psikiatrik në Elbasan. Dhe për nevojë të verifikimit të kësaj alibie, nga policia gjyqësore u këqyr dhe u mor një kopje e librit të konsultave në këtë spital, nga ku rezultoi se në një nga fletët e këtij libri ishte shënuar emri i Kostandin Xhuvanit në datën 25 prill 2014, ora 17:00. I pyetur si person ndaj të cilit zhvilloheshin hetime Kostandin Xhuvani, deklaroi se ditën e ngjarjes ai ka qenë në qytetin e Elbasanit dhe më pas ai ka shkuar në spital, pas konsumimit të një sasie alkooli. Ai mohoi të kishte qenë në qytetin e Gjirokastrës dhe për më tepër të ishte autori i veprave për të cilat hetohej. Ndërkohë gjatë hetimeve prokuroria ka zbuluar falsifikim në librin e konsultave në Spitalin Psikiatrik, çka ka çuar në ngritjen e akuzës ndaj ish-infermierit të spitalit Psikiatrik Kujtim Budani./ Shqiptarja.com

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

10/02/2026
Pak minuta para Prime-it, Elijona niset me urgjencë drejt spitalit

Elijona e ashpër pas deklaratës kontraverse të dajës, reagon ky i fundit: BB është teatër poshtërimi!

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al