• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gjithçka ju nevojitet e gjeni në Shqipëri” tërheq vëmendjen e turoperatorëve ndërkombëtarë në panairin e Berlinit

08/03/2023
“Gjithçka ju nevojitet e gjeni në Shqipëri” tërheq vëmendjen e turoperatorëve ndërkombëtarë në panairin e Berlinit

Nga Berlini, ku Shqipëria merr pjesë në panairin më të rëndësishëm të turizmit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, u shpreh se vendi ynë i pëfaqësuar nën moton “Gjithçka që ju nevojitet ndodhet në Shqipëri”, tërhoqi vëmendjen e turoperatorëve gjermanë dhe jo vetëm.

Gjatë këtij panairi, me prezencën e kryeministrit Edi Rama, u zhvillua edhe një takim i rëndësishëm me 26 presidentë të kompanive më të mëdha të udhëtimit, hotelerisë e turizmit gjerman, si dhe me drejtuesit e mediave gjermane të turizmit.

“Në këtë takim të përbashkët, pamë që interesi për Shqipërinë është jashtëzakonisht i madh dhe nuk habitem, kur vetë sektori privat i turizmit na konfirmon se 83% e të gjithë kapaciteteve turistike shqiptare për periudhën e pikut të sezonit deri në tetor, janë të prenoturara. Sigurisht janë shifra që të entuziazmojnë, por po aq na bëjnë të jemi edhe më të përgjegjshëm me reputacionin e Shqipërisë në tregun e turizmit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

E pyetur në lidhje me rritjet e flukseve turistike gjatë vitit 2022 dhe pritshmëritë në nivel shifrash për këtë vit e ndikimin e tyre në ekonominë e vendit, ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria synon turizmin cilësor dhe me vlera përkundrejt atij me volum shifrash.

“Nëse do t’i referohem janarit të këtij viti, i cili ka pasur 94% më shumë vizitorë krahasuar me janarin e vitit të kaluar dhe gjithashtu shifrave të prenotimeve të sektorit privat, padyshim që do të jetë shumë më i madh numri i turistëve këtë vit. Gjithashtu, nga janari çdo ditë të këtij viti kemi pasur çdo ditë një artikull në mediat ndërkombëtare që nga “BBC”, “Le Monde” apo “Corriere della Sera”. Por nga ana tjetër, ne synojmë më shumë një turizëm cilësor sesa sasior, një turizëm me vlera sesa me volum. Ky është objektivi ynë dhe për këtë jemi duke punuar shumë fort”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Pas pjesmarrjes së Shqipërisë në “ITB” Berlin, një forum ndërkombëtar turizmi do të mbahet në Tiranë në fillim të prillit, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit. Më tej, në vjeshtë pritet të organizohet një vizitë e turoperatorëve dhe drejtuesve të agjencive turistike japoneze në Shqipëri, një treg i ri për hartën turistike të vizitorëve japonezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Çuçi: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani dhe s’kanë rekorde kriminale
Lajme

Çuçi: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani dhe s’kanë rekorde kriminale

25/03/2023
Rudina Xhunga: Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai, ato nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor
Blog

Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe!

24/03/2023
Arian Çani: Rama është i mahnitshëm kur e takon për herë të parë
Lajme

Arian Çani: Rama është i mahnitshëm kur e takon për herë të parë

24/03/2023
“Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje”, Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari prangoset në rrugë me kallashnikov (VIDEO)
Lajme

“Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje”, Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari prangoset në rrugë me kallashnikov (VIDEO)

24/03/2023
SPAK sekuestron vilën në Palasë, dyshohet në pronësi të ish-gruas së Arben Ahmetaj
Lajme

SPAK sekuestron vilën në Palasë, dyshohet në pronësi të ish-gruas së Arben Ahmetaj

24/03/2023
“Plas” në Big Brother, Jori bën banjo dielli pa të brendshme (VIDEO)
Lajme

“Plas” në Big Brother, Jori bën banjo dielli pa të brendshme (VIDEO)

24/03/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Zyrtare/ Kandidatët e PS për 61 bashkitë (Emrat)

Zyrtare/ Kandidatët e PS për 61 bashkitë (Emrat)

25/03/2023
Çuçi: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani dhe s’kanë rekorde kriminale

Çuçi: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani dhe s’kanë rekorde kriminale

25/03/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al