• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra zonë e gjelbër, një ide alternative si duhen hapur edhe baret e restorantet

27/04/2020
Gjirokastra zonë e gjelbër, një ide alternative si duhen hapur edhe baret e restorantet

Gjirokastra është klasifikuar si një zonë e gjelbër, që përfiton masa të shumta lehtësuese krahasuar me pjesën tjetër të vendit, për shkak se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Sot nisi hapja e shumë biznesve dhe u zgjerua fasha orare për lëvizjen e njerëzve. Por baret dhe restorantet vijojnë të jenë ende të mbyllura. Aktualisht punojnë vetëm ato restorante që ofrojnë shërbimin delivery. Në këto biznese janë të punësuar shumë persona.

Do të ishte e udhës që së paku në zonat e klasifikuara si të gjelbërta, siç është edhe Gjirokastra, baret të lejohen të ofrojnë shërbime për qytetarët në një formë tjetër. Kush kërkon të marrë kafe apo pije të tjera, të shkojë në lokal me radhë, po njësoj siç hyn në farmaci apo furrën e bukës. Merr porosinë dhe largohet. Në këtë mënyrë ruhet distancimi social, shmangen grumbullimet e njerëzve dhe nuk penalizohen më tej bizneset. Të mos harrojmë se baret kryesore në Gjirokastër kanë ulur qepenat që prej datës 10 mars.

Më shumë se një muaj pa punë është kosto e lartë për ta. Veç kësaj, së fundi në Gjirokastër është vëne re edhe një fenomen tjetër. Dyqanet që shesin bukë apo pastiçeritë, ofrojnë gjithashtu edhe kafe me gota plastike. Pra, zëvendësojnë lokalet e mbyllura. Në këto kushte derisa kafja ofrohet me gota plastike nga furrat e bukës, pastiçeritë apo dyqane të tjera, më mirë le të hapen lokalet dhe të monitorohen rreptësisht që të mos lejojnë grumbullimin e njerëzve brenda, por të ofrojnë shërbim në një formë të re.

Hyr me radhë, merr porosinë dhe largohu. Ose ose nëse baret kanë vetë mundësi të operojnë përmes shërbimit delivery. Në këtë mënyrë i jepet një lloj frymëmarrje këtyre bizneseve dhe gjenerojnë të ardhura për të mbajtur punëtorë, për të paguar taksat dhe për të kontribuar në ekonominë lokale. Nuk janë këto radhë thirrje për të shkelur masat kufizuese të karantinës dhe as për të favorizuar këto biznese, por është një ide alternative për të dalë nga  ngërçi i krijuar prej gati dy muajsh. Aq më tepër kur siç e thamë më herët, kemi të bëjmë me një zonë të gjelbër, ku virulenca e Covid-19 është shumë e ulët. Nuk ka më kuptim mbyllja. Tani duhet të shkojmë drejt hapjes dhe përshtatjes me rregullat e reja.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al