• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra prek Europën, Luftëtari mposht Tiranën

19/03/2017
Gjirokastra prek Europën, Luftëtari mposht Tiranën

Është Luftëtari forca e katërt e kampionatit dhe këtë e konfirmon në përballjen direkte për zonën europiane me Tiranën. Gjirokastritët dominojnë bardheblutë 2-1 në një ndeshje me dy fytyra dhe shumë emocione ku rezultati i vendos në pjesën e dytë.

Entuziazëm në Gjirokastër ku bluzinjtë zhvilluan një tjetër ndeshje me ritëm të lartë, duke larguar edhe më shumë Tiranën ndjekëse që tashmë është e detyruar ta kërkojë Europën nëpërmjet Kupës.

Josa u detyrua të hidhtë në fushë një formacion të diktuar nga mungesat e shumta, ndërsa Milinkovic propozoi sërish modulin me dy sulmues në repartin e avancuar. Ndeshja nisi disi nën ritëm me Tiranën që iu afrua golit me (16) Moise por Ruçi me një pritje spektaklare ruajti katërkëndëshin gjirokastrit të paprekur. Luftëtari i përgjumur zhgënjeu jo pak edhe pse pretendoi për një 11 metërsh pas rrëzimit të Lamçes, ndërsa ak minuta më vonë Bregu shënoi një gol të parregullt.

Me kalimin e minutave Tirana humbi qartësinë duke treguar limitet dhe vendasit ishin shumë pranë golit në sekondat e fundit me një rast të shpërdoruar nga Bregu që vetëm pak metra larg portës e çoi topin mbi transversë. Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, Milinkovic u duk se injektoi më shumë forcë në muskujt e djemve të tij. Reginaldo protagonist në të 50-ën me një goditje që përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë të Likës, ndërsa Eri Lamçja evitoi Teqjen dhe me të majtën nuk i dha asnjë shpresë Iljon Likës.

Tirana dukshëm në vështirësi humbi busullën, ndërsa Luftëtari me protagonist Bregun dha sërish një sinjal kërcënues. Vlonjati e kërkoi me ngulm golin dhe arriti ta gjente në të 72-ën kur pas një topi të devijuar nga Lika me ftohtësinë e një sulmuesi të lindur e ndali topin në rrjetë.

Goditja e nokdaunit për Tiranën që rrezikoi të pësonte edhe të tretin pak sekonda më pas por shtylla nuk lejoi që rezultati të thellohej. Dalja e Zguros me kartonin e dytë të verdhë i dha një dorë skuadrës së Mirel Josës pavarësisht që gjeti vetëm shtyllën me Hoxhallarin, ndërsa në inutën e parë shtesë ngushtoi shifrat me Cise.

Ishte pikërisht ndeshja ndaj gjirokastritëve një fazë më parë kur Tirana regjistronte fitoren e fundit, ndërsa Luftëtari me këtë sukses është shumë pranë arritjes së objektivit sezonal për të siguruar metamatikisht mbijetesën por me një sy nga Europa pasi vendi i katërt i jep ekipit të Milinkovic mundësi reale për të debutuar në kompeticionet ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Historia e modeles së famshme shqiptare: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss SHBA
Lajme

Historia e modeles së famshme shqiptare: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss SHBA

02/10/2023
Shqipëria dhe Greqia i kthehen diskutimeve diplomatike, takohen në Tiranë dy kryediplomatët
Lajme

“Harrohet” Beleri, Shqipëria dhe Greqia i kthehen diskutimeve diplomatike, takohen në Tiranë dy kryediplomatët

02/10/2023
“Zemra po vret shqiptarët”, mjeku jep alarmin: Çdo ditë vdesin 36 persona
Lajme

“Zemra po vret shqiptarët”, mjeku jep alarmin: Çdo ditë vdesin 36 persona

02/10/2023
Aksident i rëndë, “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës i servisit
Lajme

Aksident i rëndë, “Range Rover” godet nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës i servisit

02/10/2023
Terroristi serb i vrarë në Kosovë, përcillet si hero (VIDEO)
Lajme

Terroristi serb i vrarë në Kosovë, përcillet si hero (VIDEO)

02/10/2023
Kryesore

Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve të rritur kanë vlerësim pozitiv për punën e Policisë së Shtetit

02/10/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Viti i ri akademik në Gjirokastër, pse s’ka vend për entuziazëm

Shqipëria po zbrazet, ulet frikshëm numri i studentëve, Universiteti i Gjirokastrës në rrezik

02/10/2023
"Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot", shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

02/10/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al