Në Gjirokastër mungojnë parqet dhe këndet e lojërave për fëmijët. Kjo ka detyruar prindërit që në shumë raste ti mbajnë fëmijët të mbyllur në shtëpi. Ndërsa disa të tjerë kanë gjetur zgjidhje duke luajtur në rrugë ku rrezikohen seriozisht nga makinat.
Gjirokastra është qyteti më i madh në jug të vendit, por me probleme të shumta në infrastrukturë.
Në rrugët e gurta fëmijët dhe grupmoshat e ndryshme vuajnë prej vitesh mungesën e hapësirave argëtuese.
Shumë fëmijë kanë gjetur si zgjidhje lojën në rrugë duke u thyer në një rrezik për aksidente nga automjetet.
Fëmijë: Unë luaj në mes të lagjes, tek dyqani im atje. Nuk mund të luaj në mes të rrugës sepse ka shumë makina këtu që vijnë.
Prindërit të shqetësuar thonë se mungesa e parqeve i detyron ata ti mbajnë fëmijët të mbyllur në shtëpi.
Prindër: E mbaj mbyllur djalin sepse jam në punë në më të shumtën e ditës dhe s’ka kush të kujdeset këtu në mes të rrugës. Shëtitorja është rrugë nacionale që mund të luajnë fëmijët. Asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë. As për të mëdhenjtë dhe as për të vegjlit. Vajtëm kaq kohë këtu dhe fëmijët pothuajse i mbajmë brenda.
Flamur Golemi kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë këtë detyrë ka premtuar krijimin e hapësirave për fëmijët dhe të moshuarit. /Ora News