Pas infektimit të 67-vjecarit nga “Dunavati” me Covid 19, janë marrë tamponët për rreth 17 kontakte të tij dhe të rrethit të ngushtë familjar. Përgjigjet për këto 7 tampone, rrethi më i ngushtë familjar, pritet të dalin nesër, ndërsa pasnesër do të analizohen tamponet e tjera. Deri më tani raportohet se situata shëndetësore e 67-vjeçarit paraqitet stabël. Ai është i shtruar në Spitalin Infektiv. Fillimisht shkoi në spitalin e Gjirokastrës për t’u kuruar nga hepatiti. Më pas në datën 20 maj u transferua në QSUT, për mjekim më të specializuar. Gjatë qëndrimit aty dyshohet se u infektua edhe me Covid 19.
©argjiroja.net