• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra humb një personalitet, ndërron jetë Sokrat Papadhopulli. Mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale

01/02/2021
Gjirokastra humb një personalitet, ndërron jetë Sokrat Papadhopulli. Mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli. Në rrjetet sociale janë publikuar disa mesazhe ngushëllimi për të.

Bledi Çuçi 

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Sokrat Papadhopullit, personalitetit që la gjurmë të patjetërsueshme në Gjirokastër, Dropull e mbarë vendin, me kontributin e tij të çmueshëm në arsim, sport e publicistikë. Ikja e një intelektuali si ai krijon një boshllëk të madh jo vetëm te familja, por edhe në jetën publike të vendit tonë e sidomos në radhët e minoritetit grek në Shqipëri. Ndonëse është vlerësuar me shumë çmime ndër vite, Sokrati shquhej për një modesti të admirueshme që sot e gjen rrallë e më rrallë. Mbase edhe prej kësaj modestie kishte arritur të fitonte respektin e të gjithë atyre, që në mos e kishin e takuar, së paku patën lexuar diçka prej tij në gazetë apo në botime të tjera ose e kishin dëgjuar teksa komentonte ndeshjet e futbollit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Papadhopulli, të afërmve dhe miqve të tij. I lehtë i qoftë dhéu!

Roland Bejko 

Ndarja nga jeta krejt pa pritur e Sokrat Papadhopullit është një humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Me ikjen e Sokratit, Gjirokastra dhe Dropulli humbën edhe një personalitet të nderuar të qytetarisë, edukimit, kulturës dhe sportit. Me humbjen e Sokratit, kemi humbur njëherësh dhe një pjesë të rëndësishme të memorjes sportive të shekullit të kaluar. Largimi i të tillë figurave nga kjo jetë, kaq shpesh kohët e fundit, po hapin zgavra të mëdha boshësie si shpirtërore, por edhe fizike në atë qytet, që ndoshta, do të duheshin dekada që të mbusheshin. Qoftë i parajsës Sokrati! Ngushëllime familjes! I paharuar do të jetë!

Artemis Malo 

“ Ai qe i behet nje padrejtesi eshte me pake fatkeq nga ai qe ja shkaktoi ate.
Te Shekspiri lexojme :
Me mire te vritesh
se sa te vrasesh
dhe ne gezime te shqetesuara
te jetosh pas kesaje! “ pak ditë para se të largoheshe… jepje mesazhet e një jete! 😞
Lamtumirë i fismi, i mençuri, zotëria i lindur, Profesori i nderuar Sokrat Papadhopulli ! Jemi më të varfër sot pa ty! U prehsh në paqe! Krenarë kush të njohu, në Gjirokastër e kudo! Ngushëllime familjes! 🥀🙏

Gezim Basha

“Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë. Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike. Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres. Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor. Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë! U prehtë në paqe!”

Vangjel Tavo 

Lajm i trishtuar për të gjithë Gjirokastrën ndarja nga jeta e profesor Sokrat Papadhopulit, intelektualit të shquar, njeriut me vlera të jashtëzakonshme, mikut tim dhe figurë e respektuar dhe e dashur nga të gjithë. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat, miqtë dhe të afërmit.
U prehtë në paqe.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al