Prefekt i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj në mbledhjen e Komisionit të planifikimit të përballimit të Emergjencave ka dhënë një sërë urdhrash për të gjithë aktorët, që kanë detyrim ligjor t’iu shërbejnë qytetarëve. Mes tjerash ai ka rekomanduar tetë pika, të cilat të gjitha institucionet, që nga OSHEE, DAR, bashkia, ARRSH, Emergjencat Civile dhe policia vendore të jenë në gatishmëri për të kaluar gjendjen e vështirë në të cilën po kalon qarku i Gjirokastrës si pasojë e reshjeve të borës.
REKOMANDIMET:
“Rekomandimet e prefektit Astrit Aliaj në mbledhjen e Komisionit të planifikimit të përballimit të EC dhe krizave për qarkun Gjirokastër.
Kryetarët e Komisioneve Vendore të bashkive të aktivizojne te gjitha forcat dhe mjetet qe disponojne per perballimin e situates se krijuar; te kontaktojne me subjektet private dhe konforme ligjit te EC te angazhojne ato per hapjen e rrugeve rurale;
OSSHE te marri te gjitha masat per furnizimin me energji elektrike te panderprere;
Autoriteti Jugor Rrugor te intensifikoj punen per pastrimin e rrugeve per te mundesuar qarkullimin e mjeteve. Per situaten ne vazhdim te hedhi skorje dhe kripe;
Drejtoria e Pol. Vendore te marri te gjitha masat per qarkullimin e mjeteve me zinxhir;
DAR te marri te gjitha masat per sigurimin e ngrohjes ne shkolla, levizjen e nxenesve dhe mesuesve ne bpunim me kbashkive;
Drejtoria e ShPublik te marri masat per garantimin e kushteve normale ne spitale dhe qendra shendetsore;
Specialistet e EC ne te gjitha bashkite te monitorojne situaten. Te mbajne kontakte te vazhdueshme me Adm Nj A dhe te japin informacione te sakta prane institucionit te prefektit te qarkut.
Të raportohet per situaten ne te gjitha njësitë administrative çdo 4 ore.
Me qellim te perballimit me sukses te situates se krijuar, prioritet te jene jeta e njerzeve, gjene e gjalle dhe normalizimi i situates.
Angazhim maksimal te çdo anëtari te ketij komisioni, pra kryetar te Bashkive, drejtues te institucioneve shteterore dhe degeve territoriale.