Në Vizion Plus është folur mëngjesin e sotëm për 16 vjetorin e hyrjes së Gjirokastrës në UNESCO. Në fund të intervistës me kryebashkiakun Flamur Golemi, gazetari Thimi Samarxhi ka bërë një batutë disi cinike le të themi. Sipas tij është një lajm i mirë që ky 16 vjetor i pranimit në UNESCO, e gjen Gjirokastrën pa Lazaratin si fshatin e famshëm dikur për kultivimin e kanabisit. “Ka një gjë të mirë. Të paktën në këtë 16 vjetor Gjirokastra do mbetet në histori, për fatin e mirë pa Lazaratin, pa historinë e keqe të Lazaratit. Ia arritëm dicka në këto 16 vite që Gjirokastrën ta kemi ashtu sic është, e bukur dhe pa ato gjërat e këqija”, tha Samarxhi.
Por kryebashkiaku Flamur Golemi e ka kundërshtuar duke theksuar se Gjirokastra ka qenë dhe është e bukur edhe me Lazaratin. “Gjirokastra është e bukur, ka qenë e bukur edhe me Lazaratin brenda. Ne duhet të fillojmë të punojmë që Lazarati të jetë një destinacion turistik”, u shpreh Golemi. Në videon më poshtë e shihni të plotë këtë moment.©argjiroja.net