Për çështjen e prerjes së disa pemëve në Parkun e Viroit në Gjirokastër ka reaguar Ylli Muho, drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike në bashki. Përmes një postimi në Facebook, Muho sqaron se pemët ishin rrëzuar nga moti i keq në muajin korrik, prandaj duhej ndërhyrë për të pastruar vendin.
Me pak ndryshime nga Tërmet Peci, që para disa ditësh shfryu ndaj portaleve me etiketime banale sic bën shpesh Edi Rama, edhe Ylli Muho e shikon tek mediat ‘të keqen’. Ai këshillon qytetarët që të mos i marrin seriozisht sepse sipas tij lajmi është i fabrikuar dhe se po gënjehet ditën për diell.
Argjirolajm.net i publikoi fotot e pemëve të prera si fakt, pa aluduar për asnjë moment se ato janë prerë në mënyrë abuzive. Thjesht kërkuam që pemët e prera të zëvendësohen me fidanë të rinj. Pra, përsa na përket neve, as nuk kemi fabrikuar lajm sic pretendon Ylli Muho dhe as jemi duke gënjyer.
Në këtë kuptim hakërrimi ndaj mediave është gjëja e fundit që drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Gjirokastër duhet të bënte. Ose të paktën ta përmendtte nominalisht me cilën media e ka problemin. Kush është është portali që po gënjen përmes një lajmi, sipas tij të fabrikuar. Jo t’i fusë të gjithë në një thes. Më poshtë reagimi i tij i plotë.