Qytetet historike po tëheqin çdo ditë e më shumë vizitorë në Shqipëri. Në këtë sezon veror Gjirokastra, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, jo vetëm për arkitekturën dhe historinë që mbart, por edhe si vendlindja e shkrimtarit Ismail Kadare. Banesa e tij është shndërruar në një qendër multikulturore dhe fama e shkrimtarit ka bërë që kjo shtëpi muze të marrë dhe vëmendje maksimale të studiuesve të huaj.
“Kam dëgjuar edhe më parë për këtë qytet dhe vendosa ta vizitoj dhe banesën e Kadaresë. Më kanë bërë shumë përshtypje fotografitë e ekspozuara në këtë banesë që paraqesin Shqipërinë e viteve ’90.
Qëllimi i udhëtimit tonë në Shqipëri janë disa kërkime historike që përfshijnë peridhën prej clirimit të saj, vitet e diktaturës dhe luftën civile në Shqipëri. Jemi pa fjalë nga mikëpritja gjirokastrite” pohon turisti.
“Gjatë përgatitjeve për këtë udhëtim lexova për historinë e vendit tuaj dhe vendosa te vij dhe tek banesa e Kadaresë. Shtëpia është shumë e bukur, duket e re dhe origjinale” pohon tursitja. Prej fillimit të hapjes së kësaj shtëpie si muze sipas përgjegjësit, Bruno Pjetri, numërohen rreth 20 mijë vizitorë vendas e të huaj.