• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, ‘ringjallet’ Kalaja e Palokastrës. Gjetjet e arkeologëve shpresë për më shumë vizitorë në rrënojat antike (FOTO)

22/08/2018
Gjirokastër, ‘ringjallet’ Kalaja e Palokastrës. Gjetjet e arkeologëve shpresë për më shumë vizitorë në rrënojat antike (FOTO)

Nga Raimond Kola

Pak kilometra nga Gjirokastra, nëse kthehesh në anën e djathtë të Urës së Kardhiqit, rruga të çon në një fushë  të gjerë poshtë fshatit Palokastër. Në fushën buzë lumit, aty ku bashkohet përroi i Kardhiqit me  Drinon shfaqen muret e kalasë me të njëjtin emër.

Në një sipërfaqe prej gati 1 hektarë brenda rrënojave të mureve, bimësia është pastruar dhe inxhinierët dhe arkeologët e kanë më të lehtë të  skanojnë nëntokën, duke shtyrë me karrocë hap pas hapi pajisjen gjeofizike përmes disa rrugicave të kufizuara me shirita.

Prej muajsh një grup arkeologësh dhe studentësh italianë dhe shqiptarë gërmojnë në rrënojat e qytezës antike, ndërsa një tjetër grup inxhinerësh italianë po punon me fotografi dhe skanime të mureve rrethuese për të krijuar një profil në 3D të sitit arkeologjik.

Arkeologët  shqiptarë dhe italianë shpresojnë që gjatë misioneve që do të vijojnë, do të krijojnë një kompleks të integruar të disa siteve arkeologjike dhe po ashtu edhe vizatojnë një hartë të lidhjeve funksionale mes tyre në luginën e Drinos. Përgjatë kësaj lugine, ku ata gërmojnë prej 13 vitesh gjenden gjurmë të 15 qendrave urbane të lashtësisë, të cilat ata shpresojnë që me kalimin e kohës të tërheqin jo vetëm studiuesit e trashëgimisë kulturore dhe arkeologët, por edhe turistët.

Lugina e Drinos sipas arkeologëve përban gjurmët e një prej rrugëve më të rëndësishme të Ballkanit në kohët antike. Kjo është rruga që lidhte Apoloninë dhe Bylysin me qendrat e tjera të rëndësishme si  Adrianopolin, Dodonën në pellgun e Janinës deri në Nikopol. Në krahun tjetër të Luginës së Drinos, rruga komunikonte  përmes Qafës së Skërficës-  sot Kardhiq- Delvinë me  Foiniken (Finiqin), Onhesmin  (Sarandën e sotme) dhe Buthrotin (Butrintin), ndërsa po nga kjo rrugë përmes zonës malore të Kurveleshit mbërrinte në Aulonë  dhe Orik.

Gjetjet e reja

Misioni i drejtuar  nga drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita si dhe arkeologu Dhimitër Condi  për palën shqiptare dhe arkeologu Roberto Perna për palën italiane, së bashku me një grup inxhinierësh dhe specialistësh italianë të fushave të ndryshme, është përqendruar të zbulojë fortifikimet që kontrollonin Luginën e Drinos për të siguruar rrugët ushtarake dhe tregtare.

Arkeologu italian, Roberto Perna, profesor i Universitetit të Maceratës thotë se “gërmimi më i rëndësishëm u krye në Kalanë e Palokastrës”.

“Janë shumë gjetje të reja,” thotë zoti Perna, ndër të cilat ai veçon zbulimin e  një pllake në Kalanë e Palokastrës me një dedikim për Kishën Paleokastriane të shekullit të V dhe të VI, një  strukturë fortifikuese romake dhe më tej një objekt që duket si shkollë e periudhës bizantine.

Ndërkohë, arkeologët thonë se kanë marrë informacione të reja edhe pas gërmimeve për vendbaninimin e lashtë të Melanit. Gjithashtu për të 13-in vit radhazi, kërkimet kanë vijuar këtë vit edhe në Teatrin e Adrianopolit pranë Sofratikës.

“Gjetjet e tjera në objekte më të vogla dëshmojnë për një periudhë intensive të jetës në këtë sit”, thotë arkeologu Perna. Sipas tij, të dhëna të rëndësishme vijnë këtë vit edhe në drejtimin e dytë të kërkimeve në vendbanimin e Melanit.

“Është bërë zbulimi i fortifikimeve të reja të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan, duke e futur këtë vendbanim në hartën e siteve të rëndësishme arkeologjike të Luginës së Drinos,” thotë ai.

Ndërsa arkeologu Dhimitër Condi thotë se në Melan gërmimi ka dhënë këtë vit një statigrafi kronologjike  të jetës së qytetit.

“Strukturat e reja që kanë dalë në dritë janë konsoliduar dhe vitin tjetër pritet të vijohet me gërmime të reja”, thotë ai.

Edhe gërmimet në Palokastër kanë qenë intensive dhe kanë  sjellë mjaft të reja, që prej ekspeditës së fundit në këtë zonë nga arkeologut Apollon Baçe në vitin 1974.

“Krahas evidentimit me pajisjet gjeofizike të të gjitha rrënojave nën tokë, është gjetur gjithashtu shumë qeramikë dhe kjo flet se vendbanimi ka pasur poçari të zhvilluar ashtu si mund të ketë patur edhe një akuadokt (ujësjellës) për furnizmin me ujë,” thotë arkeologu Melsi Labi, përgjegjës i gërmimeve në këtë zonë.

Por sipas tij, zbulimi i pllakës së Kishës në Palokastër gjatë gërmimeve ka qenë “qershia mbi tortë”. “Është një detaj mjaft i rëndësishëm i gërmimeve që do t`i ndihmojë specialistët  të hedhin dritë edhe mbi datimin e kishës, bazuar në analizimin e shkrimit dhe të përbërjes së pllakës,”  thotë Labi, i cili ushqen po ashtu dëshirën që kalaja të bëhet shpejt e vizitueshme.

Majori anglez,  U.M.Lik ishte i pari që e vizitori Kalanë e Palokastrës duke e datuar ndërtimin e saj në periudhën e antikitetit të vonë. Sipas arkeologut Neritan Ceka, Lik njoftoi se rrënojat quheshin nga vendasit “Drinopol”.  Arkeologu shqiptar, Apollon Baçe punoi në vitet ‘74 –‘76 me një ekspeditë, duke hedhur dritë mbi përmasat e sitit. Arkeologu gërmoi në Kalanë në formë trapezi me një sipërfaqe rreth 1 ha, e barabartë për të mbajtur brenda vetes së saj një legjion romak me rreth 1000 ushtarë. Gjatë gërmimeve të 1974, kryesisht në pjesën perëndimore, në gusht të atij viti u zbuluan  themelet e kapanoneve të ushtarëve,  një bazilikë paleokristiane dhe 8 ambientet e kullave.

Një vit më vonë në gusht të 1975, u pastrua ana  lindore dhe jugore dhe u zbuluan 16 varre ndërsa në gusht të vitit 1976 u pastrua ana veriore dhe filluan  punimet e konsolidimit dhe konservimit për kullat, kishat  dhe varret.  Kalaja kishte katër hyrje dhe 14 kulla. Hyrja  kryesore u zbulua në mesin e Kalasë  ku kalonte rruga kryesore gjatë sundimit romak-bizantin.

Një qytet antik në 3D

Përgjegjësi i gërmimit  arkeologjike në Palokastër, Melsi Labi thotë se pajisjet e reja gjeofizike dhe përvoja e inxhinierëve italianë, pjesë e misionit, ka qenë mjaft të  dobishme për të “lexuar”nëntokën e kalasë së Palokastës ku ndodhen disa rrënoja godinash.

“Siti është konturuar, gërmimet kanë nxjerrë në dritë mjaft nga rrënojat. Janë edhe disa kushte të tjera të favorshme për   të tërhequr vizitorët,” thotë Labi. Ai përmend afrinë me qytetin e Gjirokastrës, qytet i UNESCO-s, por edhe vendbanimet e tjera të hershme në luginë.

“Kalaja  është vetëm 1 km lag rrugës kombëtare Tepelenë- Gjirokastër në Urën e Kardhiqit, siti i ri është mjaft komod për t’u vizituar pasi shtrihet në një hapësirë të gjerë gati një hektarë dhe peisazhet natyrore të  zonës janë mbesëlënëse,” shtoi ai, ndërsa thekson se zonës sidoqoftë i duhen ndërhyrje në infrastrukturë.

Romina Nespik, inxhinierja nga Universiteti Politeknik i Ankonas thotë se rikrijimi në 3D i një modeli të jetës dhe objekteve në këtë sit, do të ndihmojë shumë vizitueshmërinë e tij. “Ndihma do të jetë e madhe  jo vetëm  për  specialistët, por edhe në aspektin turistik, pasi vizitorët do të kenë mundësinë të prekin në 3D pamje të kalasë së ndërtuar mbi bazë të informacionit historik,”  thotë Romina.

E ndodhur fare pranë qytetit  antik të Antigonesë, teatrit të  Sofratikës,  Melanit dhe rrënojave të tjera arkeologjike, së fundmi  edhe Kalaja e Palokastrës mund të  bëhet pjesë e guidave të udhëtimeve të vizitorëve vendas dhe të huaj, duke shërbyer edhe si nxitje për zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.

“Vizitorët italianë mbeten shumë të interesuar, ” thotë Teodor Bilushi, konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastër. “Ka një rritje të madhe të numrit të turistëve italianë  këtë vit dhe sidomos në sitet kulturore,” shtoi ai./ BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al