Luftëtari është në organizim e sipër si skuadër, ndërsa trajneri Dalipi do të ketë gati edhe mbrojtësin shkodran Armenis Kukaj që rikthehet pas një problemi shëndetësore. Mbrojtësi që provoi të luante edhe si titullar në sezonin e shkuar pritet që të jetë një forcë më shumë në 11-shen bluzi.
Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës gjirokastrite kanë rikthyer edhe sulmuesin e talentuar, Ardit Zijai. Ky i fundit u bë pjesë e Flamurtarit të Vlorë, por qëndroi vetëm një sezon atje. Duke parë afrimet në vijën e parë, të cilat kanë qenë të shumta në Vlorë, Zijaji vendosi që të rikthehet tek ekipi mëmë.
Zijaji është një lojtar me shumë perspektivë, dhe në Gjirokastër pritet që të ketë më shumë hapësira në sezonin e ri.