Në Parkun e Viroit në Gjirokastër janë prerë ditët e fundit disa pemë nga Agjencia e Shërbimeve Publike. Sic shihet në fotot më poshtë janë mbi 10 trungje të prera. Mësohet se pemët ishin tharë prej kohësh prandaj u desh ndërhyrja e Bashkisë në mënyrë që ato të mos përbënin rrezik për qytetarët që frekuentojnë këtë park. Mbetet për t’u parë nëse pemët e prera do të zëvendësohen me fidanë të tjerë.
©argjiroja.net