• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, prefekti i shkon në zyrë Beso Brahimit. Ai i ankohet për Niko Peleshin dhe Doganën e Kakavijës

30/08/2018
Gjirokastër, prefekti i shkon në zyrë Beso Brahimit. Ai i ankohet për Niko Peleshin dhe Doganën e Kakavijës

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj i ka shkuar sot në zyrë drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Gjirokastër, Beso Brahimi. Në takim është folur për luftën kundër informalitetit dhe parandalimit të konsumimit të ushqimeve jashtë standarteve. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga Prefektura Gjirokastër, kreu i AKU-së i ka parashtruar prefektit disa mungesa në logjistikë, si dhe i është ankuar për mungesë bashkëpunimi nga Dogana në Kakavijë.  

“Mungesën e infrastrukturës mbështetëse për proçedurën e inspektimit si automjete për transportin e trupës inspektuese, automjete frigoriferike për transportin e produkteve të bllokuara dhe pajisje të posaçme për marrjen e mostrave. Mungesën e pajisjeve laboratorike për kryerjen analizës për produkte ushqimore të falsifikuara si mjalt, vaj ulliri, prodhime bulmeti (për shtesa bimore, si vaj palme apo niseshte). Mosgjetjen e bashkëpunimit me Degën e Doganës Kakavije për të kryer kontrolle të përbashkëta mbi automjetet e vogla për mallra kontrabandë.​ Dhe mungesat në personel pasi numri aktual i inspektorëve aktual nuk arrin të mbulojë në mënyrë efiçente sigurinë ushqimore për qarkun e Gjirokastrës”, thuhet në njoftimin e Prefekturës.

AKU Gjirokastër, njësoj si AKU në qendër, është një institucion që vepron me dy standarde. ArgjiroLajm.net ka denoncuar në të kaluarën se si ky institucion nuk publikon emrat e subjekteve të mëdha që fusin apo tregtojnë në Shqipëri mallra jashtë standardeve. Ndërkohë kur është fjala për subjektet e vogla, AKU jo vetëm zyrtarizon emrat e subjekteve dhe gjobat respektive, por publikon edhe foto. Të humburit në këtë rast janë padyshim konsumatorët. Ne nuk e dimë kush janë këto biznese apo tregtarë të mëdhenj që fusin në Kakavijë 27 ton miell të dyshimtë, apo pula me salmonelë nga Brazili.

© ArgjiroLajm.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Kryesore

Sandër Çipa: Berisha të dorëhiqet, ka mbaruar koha e tij politike

13/05/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, nëna braktis djalin e mitur, policia vihet në lëvizje

13/05/2025
Me armë pa leje në shtëpi, ndalohet 39-vjeçari nga Përmeti
Kryesore

Hyri me dhunë në banesën e një gruaje, arrestohet 47-vjeçari në Përmet

13/05/2025
11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër
Kryesore

Numërohen votat e Dropullit, ja cili është kandidati më i votuar

13/05/2025
Kryesore

Tritan Shehu hesht për humbjen, falënderon vetëm Lazaratin: Fshati është persekutuar nga regjimi i Ramës

13/05/2025
Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)

Sandër Çipa: Berisha të dorëhiqet, ka mbaruar koha e tij politike

13/05/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

Gjirokastër, nëna braktis djalin e mitur, policia vihet në lëvizje

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al