Situata nga reshjet e dëborës në qarkun Gjirokastër po shkon drejt përmirësimit. Përveç hapjes së rrugëvee nacionale, ARRSH e Rajonit Jugor po punon edhe në rrugët e brendshme të qytetit dhe sidomos në normalizimin e rrugëve pranë shkollave. Në fotot që sjell Argjirolajm.net shihen mësues të shkollës ‘Koto Hoxhi’ që po punojnë vetë për hedhjen e kripës. Mësimi në shkollat e Gjirokastrës është pezulluar. Gjasat janë që të rifillojë ditën e hënë.
©Argjirolajm.net