Një garazh është përfshirë nga zjarri në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës. Garazhi i përfshirë nga flakët ndodhet poshtë një banese dykatëshe.
Ndërhyrja e zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shpëtuar djegien e banesës dykatëshe.
Ka dëme të shumta materiale në garazh, pasi ishte i mbushur me vegla të ndryshme pune. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.