Ardit Hoxhaj shihej si një premtim i madh kur Skënderbeu e bleu nga skuadra e Bylisit të Superiores, e madje e kërkonte edhe Pas Janina apo skuadra të tjera Evropiane. Por, duket se Hoxhaj nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, pasi burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Hoxhaj nuk do të kthehet më në Korçë, madje do të vijojë karrierën ën Gjirokastër dhe në qoftes e bluzinjtë mbijetojnë, mund të firmosë aty.
Ardit Hoxhaj, aktualisht është 24 vjeç dhe ka shënuar vetëm 1 gol për Skënderbeun. Por ka provuar që të luaj, me Bylisin, Skënderbeun, Korabin e Flamurtarin. Me dy ekipet e fundit si i huazuar nga korçarët ku u kthye në verën e shkuar. Hoxhaj, në fakt ka pasur dhe disa dëmtime që e kanë penguar që të progresojë sulmuesin vlonjat, i cili shpreson se ndryshimi i klimës do t’i sjellë fat në të ardhmen e karrierës.