Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka mbledhur në një drekë festive punëtorët e Agjencisë së Shërbimeve Publike.
“Në një takim festiv për fundviti me ata njerëz që punojnë edhe kur ne të tjerët flemë, me ata që dalin edhe në shi e diell kur ne jemi brenda, me ata që kujdesen çdo ditë për shtëpinë tonë të përbashkët; Gjirokastrën. Faleminderit me zemër gjithë punëtorëve të Agjencisë së Shërbimeve Publike, që punojnë me dhe pa orar për të mbajtur pastër qytetin, për ta gjelbëruar, për të mbjell pemë e lule apo edhe për të qenë të parët në gatishmëri sa herë ka situata emergjente. Për vetë natyrën e punës që bëni mbase nuk ju rastis shpesh të jeni në qendër të vëmendjes, por jam i bindur që ju keni mirënjohjen e të gjithëve në për aq shumë sa lodheni dhe i jepni këtij qyteti”, shkruan Golemi teksa i uron gëzuar Vitin e ri 2020.