Vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të institucioneve në Gjirokastër. Së fundi në krye të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe si drejtoria e patentave, është emëruar Edi Pesha. Ky i fundit deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër. Pritet që edhe në këtë institucion të emërohet në ditët e ardhshme një tjetër person nga radhët e socialistëve.
©argjiroja.net