• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, dy kompani ndajnë tenderin për rrugën e fshatit të Armand Hilajt

10/09/2018
Gjirokastër, dy kompani ndajnë tenderin për rrugën e fshatit të Armand Hilajt

Tenderi i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, për riasfaltimin e rrugës së fshatit Asim Zeneli është mbyllur. Ky institucion njofton se ka lidhur kontratën me firmat fituese më datë 27 gusht 2018. Ndonëse nuk është një tender me vlerë të lartë, çuditërisht janë shpallur fituese dy kompani si bashkim operatorësh ekonomik; ‘Bilibashi’ nga Libohova dhe ‘TEA-D’ nga Gjirokastra, të cilat do të ndajnë me njëra-tjetrën rreth 61 milionë lekë të vjetra pa Tvsh. (73 milionë lekë të vjetra me Tvsh). Nuk bëhet e ditur se cili është afati për përfundimin e punimeve. Në dokumentet e tenderit bie në sy edhe kriteri i ‘çuditshëm’ me të cilin janë skualifikuar 4 kompani të tjera, për të shpallur fituese dy kompanitë e mësipërme. Për këtë çështje ne do të sjellim më shumë detaje gjatë kësaj jave.

ArgjiroLajm.net ka raportuar edhe më herët për këtë tender, si dëshmi e shpërndarjes së pabarabartë të investimeve në qarkun Gjirokastër. Ndonëse ne e ngritëm si shqetësim publik, nuk u tha asnjëherë përse ishte përzgjedhur pikërisht Asim Zeneli, mes shumë fshatrave të tjerë që ka qarku Gjirokastër. Aq më tepër po të kemi parasysh se ky fshat përfitoi rreth një vit më parë edhe nga programi ‘Rilindja Urbane’.

Natyrisht që nuk është mëkat përse riasfaltohet rruga e Asim Zenelit, thjesht nuk u bë asnjëherë e qartë cili ishte kriteri i përzgjedhjes së këtij fshati, në një kohë kur ka plot fshatra të tjerë ku nuk është vënë dorë fare. Në kushtet e mungesës së transparencës, duket se i vetmi kriter për çuarjen e këtij investimi në Asim Zeneli, është thjesht fakti se ky qenka fshati i origjinës së Armand Hilajt, kreut të Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Nuk është pak apo jo?! Fundja po nuk bëre rrugën e fshatit tënd, të kujt tjetër mund të bësh. Shqipëri tavolinash…

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edhe motrat Hadid në dokumentet e Epstein?! Çfarë zbulojnë e-mail-et për Gigi dhe Bella

Edhe motrat Hadid në dokumentet e Epstein?! Çfarë zbulojnë e-mail-et për Gigi dhe Bella

11/02/2026
Axhenda e Superiores për javën e 24-të, vëmendja te derbi i kryeqytetit

Ndryshon axhenda e derbit të kryeqytetit, ja kur do të luhet Partizani-Tirana

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al