Një banesë është djegur sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në shtëpinë e 67-vjeçarit Anastas Puci. Dyshimete para janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët shkrumbuan gjithçka nga banesa. Kur mbërriti shërbimi zjarrfikës në fshat, banesa ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.