Njerëzit në Gjirokastër nuk po presin më as ndihmën e bashkisë dhe as të qeverisë, por kanë dalë vetë në terren për të pastruar dëborën. Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur sot në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku banorët me lopata po pastrojnë rrugën. Në një shkrim të një dite më parë, Argjirolajm.net theksonte pikërisht këtë gjë; nevojën për solidaritet dhe punë vullnetare në një situatë emergjente si kjo. Sokaqet dhe rrugicat e lagjeve fare mirë mund të pastrohen nga vetë banorët, duke mos pritur gjithçka prej bashkisë, kur dihet që kapacitetet pë emergjencat janë të kufizuara.
©argjiroja.net