• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, Armand Hilaj jep tituj nderi në emër të Këshillit të Qarkut edhe pasi është larguar nga detyra

05/10/2019
Gjirokastër, Armand Hilaj jep tituj nderi në emër të Këshillit të Qarkut edhe pasi është larguar nga detyra

Me propozim të Dhomës së Tregtisë Gjirokastër, Këshilli i Qarkut nderoi me një titull mirënjohjeje, pas vdekjes, sipërmarrësin grek Kristos Kuros, i cili punonte në vendin tonë prej disa vitesh. Deri këtu s’ka asgjë anormale, përkundrazi është një titull i merituar pasi i ndjeri Kuros ka kontribut të çmueshëm me biznesin e tij në vendin tonë. Problemi është gjetkë. Çuditërisht ky titull i është dorëzuar djalit të tij një ditë më parë jo nga Lindita Rova, por nga Armand Hilaj, ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Ndonëse titulli për Kristo Kuron është miratuar gjatë kohës kur në detyrë ka qenë Armand Hilaj, ai është një titull që e jep institucioni.

Si i tillë, duhej dorëzuar prej Lindita Rovës, e cila drejton Këshillin e Qarkut Gjirokastër prej gati një muaji. Pra, jemi në kushtet kur Armand Hilaj e trajton si personal titullin për sipërmarrësin grek. Kur në fakt ai nuk është titull personal, por vlerësim që ia bën institucioni i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Dhe s’ka dyshim që aty duhej të ishte titullari i këtij institucioni, Lindita Rova. Ose në mungesë të saj të delegonte dikë tjetër nga Këshilli i Qarkut. Por çuditërisht Lindita Rova nuk kishte dijeni për këtë titull e as për ceremoninë. E ka marrë vesh në media.

Armand Hilaj shfaqet në këtë rast si një ish-zyrtar që e ka “marrë në xhep” titullin për Kristo Kuron dhe ia dorëzoi më vonë në një ceremoni të organizuar vetë prej tij. Kjo nuk është fare serioze as për Armand Hilajn si ish-zyrtar i lartë dhe as për Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Më e pakta është një gafë e rëndë që e vesh me banalitet institucionin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Titulli për Kristo Kuron mund të jepej edhe nga Armand Hilaj,  meqë siç u shpreh ai, kishte njohje dhe miqësi personale me të.

Por së paku aty duhej të ishte Lindita Rova ose kjo e fundit t’ja delegonte qoftë edhe Armand Hilës këtë gjë, që ligjërisht s’ka asnjë bazë sidoqoftë. Por nuk është ky rast.i E gjithë ceremonia është bërë “kaçakshe” pa dijeninë e Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Kur Flamur Golemi mori detyrën e kryebashkiakut, gjeti në zyrë disa vendime të Këshillit Bashkiak për dhënie tituj nderi për disa persona, me firmën edhe të Zamira Ramit.

Disa “mendje të ndritura” që janë në garë me njëri-tjetrin kush bëhet servili më i madh i kryetarit, i patën sugjeruar që të riprintojnë tituj të rinj pa emrin e Zamira Ramit. Kjo do të ishte qesharake, por për fat të mirë nuk ndodhi. Edhe vendimin për Kristo Kuron nëse do e jepte Lindita Rova, që  i takonte ta jepte, s’kishte asnjë problem po të ishte me firmën e Armand Hilajt pasi ky vendim ishte marrë gjatë kohës kur ai drejtonte Këshillin e Qarkut. Institucionet kanë vijimësi, pavarësisht se kush është titullari.

©argjirolajm.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)
Lajme

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)

22/09/2023
Rama nga OKB-ja: Moment historik, vendi nuk ka qenë kurrë më lart se kaq
Lajme

Rama nga OKB-ja: Moment historik, vendi nuk ka qenë kurrë më lart se kaq

21/09/2023
Donte të hynte në shtëpi, si e arrestuan në befasi policët autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”
Lajme

Donte të hynte në shtëpi, si e arrestuan në befasi policët autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

21/09/2023
I dehur në mbi motor, arrestohet i riu në Gjirokastër
Lajme

I dehur në mbi motor, arrestohet i riu në Gjirokastër

21/09/2023
Drogë në bagazhin e makinës, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani
Kryesore

Drogë në bagazhin e makinës, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

21/09/2023
3 risi të Kombëtares në tetor
Kryesore

3 risi të Kombëtares në tetor

21/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët (dhe paguhen më pak)

22/09/2023
Kërcënimet e Greqisë, Rama i prerë: Nëse mbeti kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE

Kërcënimet e Greqisë, Rama i prerë: Nëse mbeti kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE

21/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

✖