Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur sot kontrolle të shumta në disa biznese të Gjirokastrës. Mësohet se trupat inspektuese të ardhura nga drejtoria qëndrore në Tiranë janë fokusuar kryesisht në subjektet e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve me origjinë shtazore. Ndaj disa bizneseve janë vendosur gjoba në masë të konsiderueshme për shkeljet e konstatuara. Nuk dihet ende nëse kontrollet kanë qenë të programuara më herët si ato që zhvillohen në mënyrë periodike apo kemi të bëjmë me një valë shtrëngimi ndaj bizneseve. ©argjiroja.net