• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania i dhuron Bashkisë Finiq 100 kontenierë për mbeturinat

11/07/2020
Gjermania i dhuron Bashkisë Finiq 100 kontenierë për mbeturinat

Projekti gjerman, financuar nga GIZ mbi menaxhimin e mbetjeve, i cili po aplikohet në 5 qytete këtë herë u ndal në bashkinë e Finiqit, ku dhuroi mbi 100 kontenierë, që do të vendosen në gjithë bashkinë, deri në Butrint.

Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj.

Ambasadori gjerman Zingraf tha se “këtu bashkohen tre gjëra është rajonalja, nacionalja dhe pastaj globalia. 2 minuta jam këtu dhe sapo më ra në dorë një plastikë që do ndoshta 400 vjet që të asgjësohet. Kjo infrastrukturë që po merrni ju sot në dorëzim është e mrekullueshme, por ky është hapi i parë, ky është vetëm fillimi, kjo nuk mund të bëhet, po nuk bashkëpunuan të gjithë së bashku”.

“Të gjitha këto lidhen me faktin që Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Europian. Gjithë këto projekte që po zhvillohen nga partnerët e huaj në Shqipëri kanë një synim, që e gjithë rregullat, ligjet, apo çdo detyrim që ne marrim përsipër është që të arrihet ai qëllimi që të ofrohet me Bashkimin Europian ose me ligjet dhe rregullat e BE-së”, – theksoi Zingraf.

Ministri Klosi u shpreh se “kjo nismë ofron një Butrint të pastër, një natyrë të menaxhuar po ashtu si duhet, por dhe një situatë që në radhë të parë ka dashurinë për natyrën”.

Klosi u shpreh se “ju falënderoj shumë dhe për gjithçka që qeveria gjermane ka bërë gjithë këto vite për të filluar një debat për trajtimin e mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe kalimin e kësaj mbrojtjeje shumë më të kulturuar dhe me parime europiane”.

“Ndajmë së bashku një nga detyrat që kemi ndërmarrë në këtë sezon të vështirë. Ky sezon i vështirë turistik ka kryefjalën e tij luftën kundër pandemisë dhe mos përhapjes të mëtejshme të saj, por dhe krijimit të kushteve për të patur një sezon turistik me rregulla dhe natyrisht një sezon turistik që do të jetë shumë i vështirë dhe me shumë gjëra që duhen bërë”, – tha Klosi.

Por, vijoi ai,  e para për të cilat ne nuk duhet të heqim dorë, do të duhet të jetë padyshim pastërtia.

“Edhe ajo që është një shqetësimet e madha gjithmonë, që ka turistë të shtuar në Sarandë dhe në të gjithë zonën në rrugën që shkon për Butrint, është trajtimi i mbetjeve të qytetit”, – tha Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al