• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjergj Luca ngre rrogat e punonjësve: Ju lutem çoni zërin e protestoni, unë do dal me ju para Kryeministrisë (VIDEO)

06/04/2022
Gjergj Luca ngre rrogat e punonjësve: Ju lutem çoni zërin e protestoni, unë do dal me ju para Kryeministrisë (VIDEO)

Rritja e çmimeve ka detyruar biznesmenin Gjergj Luca që të mbledhë të gjitha punëtoret e firmës së tij, për t’i kërkuar që të dalin dhe të ngrihen për të drejtat e tyre. Para të gjitha grave punëtore, ai ka shpërthyer duke thënë se banditët bëjnë politikën e djallit për të çuar ujë tek e keqja.

Teksa i drejtohet të gjitha grave, ai tha se ju jeni e vërteta dhe politika duhet të ulet para jush. Luca paralajmëroi se do të ngrejë nja 10 fabrika dhe do të shkojë para Kryeministrisë duke kërkuar që ndërrohen politikat sociale, sepse të gjithë duhet të trajtohen njësoj.

Problemi sipas Lucës është asistenca sociale, pasi ata që punojnë 28 dite ne muaj duhet te paguajnë taksa dhe ata qe nuk punojnë duan te marrin leke nga shteti.

“Unë kam një problem me politikën e asistencës sociale. Pse ju që punoni prodhoni paguani taksa dhe rrini 28 ditë në punë dhe mbani fëmijët dhe lani burrin, mbani peshë historinë e familjes duhet të paguani taksa.

Dhe ato komshijet e juaja që i keni parazitë me asistencë sociale kërkojnë lekë nga shteti me i kompesu faturat e energjisë, lekë nga shteti për ti çuar fëmijët në universitete për të marrë një 5 dhe për të marrë një diplomë.

Ju të gjithë ju duhet t’i ngrini këto probleme e duhet të çoheni peshë dhe ndonjë ditë do t’ju marr të gjithëve, do ngre edhe nja 10 fabrika të tjera dhe do shkoj para kryeministrisë dhe të gërthas. Të ndërroni politikat e asistencës sociale, sepse nuk mundet në këtë vend ca të Lenës dhe ca të Prenës, ca punojnë dhe i del shpirti, ca rrinë te shtëpia dhe përmes duarve tuaja dhe taksave tuaja duhet të paguahen.

Kjo është e turpshme. Kjo punë nuk duhet të ndodhë. Të gjithë ata banditë, ata mashtrues, rrenacakë që janë të gjithë derivate te politikës që flasin ditë e natë në televizorë dhe bëjnë politikën e djallit për të çuar ujë tek e keqja, ajo është e turpshme. Duhet të mbyllin gojën para jush sepse ju jeni në këtë vend e vërteta.

E vërteta që krijohet përmes punës, jo nëpërmjet horrave. Kam kaq kohë që bërtas puna dhe e vërteta. Nuk kanë as kurajën të më shikojnë në sy, të më thërrasin në kanalet televizive për tu ballafaquar me këta horra”, u shpreh Luca.

Po ashtu, duke u nisur nga rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, Luca tha se firma e tij do të paguajë 8% më shumë të gjitha prodhimet.

“Ajo që do bëj unë është që meqë është rritur paketa e ushqimeve, unë do të paguaj 8% më shumë, do të paguaj 8% më shumë të gjithë prodhimin. Sa herë keni pasur probleme, me keni çuar fjalë. Ju kam zhgënjyer ndonjëherë?

A jeni në rregull me vëllain tuaj. Ju lutem çoni zërin. Ju jeni nëna fëmijësh. Ju mbani fëmijë e burra, e pleq dhe komshijet tuaja tallen me djersën tuaj. Këtë mos e harroni prej Gjergj Lucës dhe duhet të flisni ku të mundeni”, tha biznesmeni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Lajme

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

11/05/2025
Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?
Lajme

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

10/05/2025
Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!
Kryesore

Stresi në mitingun e PD: I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar! Berisha, doktori i zemrës time!

09/05/2025
Sherr ‘madhështor’, demokratët rrihen me njëri-tjetrin gjatë mitingut të Berishës (VIDEO)
Pikante

Sherr ‘madhështor’, demokratët rrihen me njëri-tjetrin gjatë mitingut të Berishës (VIDEO)

07/05/2025
Gazetarja: Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë. Këtu edhe qumështi është i skaduar
Lajme

Gazetarja: Në Shqipëri duhet të mendohesh mirë, para se të bësh fëmijë. Këtu edhe qumështi është i skaduar

04/05/2025
Edi Rama: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale
Kryesore

Edi Rama: Kur ju them çyrykë, mos e merrni personale

01/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al