Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Memaliaj. Policia informon se nje 65 vjecar eshte i gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij.
Memaliaj/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.