• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gëzim Sala e Panajot Barka bashkë në festën e Departamentit të Greqishtes në Gjirokastër. Dikur akuzonin njëri-tjetrin për falsifikim dokumentesh dhe abuzim me fondet

05/10/2018
Gëzim Sala e Panajot Barka bashkë në festën e Departamentit të Greqishtes në Gjirokastër. Dikur akuzonin njëri-tjetrin për falsifikim dokumentesh dhe abuzim me fondet

7 vjet më parë akuzonin njëri-tjetrin për shpërdorim fondesh dhe falsifikim dokumentesh. Sot ulen bashkë me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër. Është fjala për Gëzim Salën dhe Panajot Barkën. Mbrëmë u organizua një darkë festive, ku ndër të tjera mbajti një fjalë përshëndetëse edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqëore dhe Edukimit, Gëzim Sala. Por cila ishte përplasja mes tyre 7 vjet më parë?

Në qershor 2011, Gëzim Sala, asokohe rektor i Universitetit të Gjirokastrës, akuzonte pedagogun Panajot Barka se i kishte falsifikuar firmën në dy dokumente gjatë një aplikimi për një projekt ndërkombëtar me vlerë rreth 380 mijë euro. Universitetit “Eqrem Çabej” ishte një prej partnerëve në këtë projekt dhe do të përfitonte një laborator me vlerë 12 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ndahej në mënyrë të barabartë me pesë partnerët e tjerë.

Për këtë çështje, rektori Gëzimi Sala i bëri kallëzim Panajot Barkës dhe e shkarkoi nga detyra. Ndërkohë nga ana tjetër, Panajot Barka, në shenjë ‘hakmarrje’ e kallëzon penalisht Gëzim Salën për abuzime me fondet. Barka në kallëzimin e tij i referohej edhe një raporti të KLSH-së ku ishin evidentuar shkeljet e rektorit të universitetit. Një ndër pikat që Barka kishte kërkuar të hetohej ishte rasti i konstatuar edhe nga KLSH-ja për një vizitë që një grup pedagogësh dhe studentësh kryen në Universitetin Shtetëror të Qipros 4 vite më parë, në kuadër të protokollit të bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Në këtë vizitë, të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga qipriotët, ndërkohë që auditi i KLSH-së në vitin 2010 i konsideroi pagesat e udhëtimit të këtij grupi në shkelje të ligjit dhe kërkoi kthimin e pagesave të kryera. Fati i padive mes Salës dhe Barkës nuk u mor vesh se si përfundoi, por afërmendsh dihet se si mbyllen gjyqet në Shqipëri. Sot ata i kanë harruar përplaset dhe akuzat me njëri-tjetrin dhe shfaqen publikisht si bashkëpunëtorë e kolegë të Universitetit “Eqrem Çabej”. Ndoshta bënë pakt mes tyre për të mos ia nxjerr ‘të palarat’ njëri-tjetrit. Barka u rikthye si pedagog në universitet me kërkesë te rektori të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

© AgjiroLajm.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Në Lushnjë u plasën fishekzjarre mbrëmë”/ Tezja e Kiarës: Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother mbesës time
Më të lexuarat

“Në Lushnjë u plasën fishekzjarre mbrëmë”/ Tezja e Kiarës: Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother mbesës time

02/02/2023
Në arrest shtëpie për drogë, shqiptari ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracën e shtëpisë
Lajme

Në arrest shtëpie për drogë, shqiptari ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracën e shtëpisë

02/02/2023
Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë
Lajme

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

01/02/2023
Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni
Lajme

Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni

01/02/2023
Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë
Lajme

Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë

01/02/2023
Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)
Kryesore

Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)

02/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al