Presidenti i SHBA-së George W. Bush ka uruar sot shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënie diplomatike Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasadorja e SHBA-së Shqipëri, Yuri Kim lexoi mesazhin e Presidentit të SHBA-së George W. Bush drejtuar shqiptarëve
“Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptarë ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave të të përbashkëta demokratike”, lexoi ambasadorja Kim, mesazhin e Presidentit Bush.
“Në vitin 2007 isha krenar që u bëra Presidenti i parë i SHBA-së në detyrë që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk do të harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me Shtete e Bashkuara.
Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA teksa punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtat e njeriut.
Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’i shtrirë dorën e ndihmës së njerëzve në nevojë janë vlerat që shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë. Shtetet e Bashkuara janë krenarë që ju quajnë mike dhe aleate.
Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj dhe shumë vite të tjera të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim. Zoti ju bekoftë”, shprehet Presidenti i SHBA-së George W. Bush.