Një ditë më parë Lulzim Basha zhvilloi një takim me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë. Në përfundim të mbledhjes një nga themeluesit e PD Genc Ruli i cili ka qenë dhe një prej kritikëve më të mëdhenj të saj, ka deklaruar se ka një ndryshim në këtë parti. Më tej ai shtoi se në PD do të jenë gjenerata të ndryshme dhe prurje të reja.
“Padyshim që takimi ishte i domosdoshëm. Është një komision që vepron mbi elementë të besimit që duhet të ketë gjithë anëtarësia në PD.
Janë gjenerata të ndryshme të PD dhe prurje të reja. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, kanë një gjë të përbashkët, cilësia për të qenë gjakftohtë dhe të urtë. Aftësia për të ruajtur pavarësinë e tyre në përzgjedhjen e kandidaturave.
Unë mendoj që ky proces është deklaruar nga Basha. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Vete jam njeri që kam pasur 3 vite më parë vlerësime kritike ndaj Bashës, për arsye se i vlerësoja ndryshe mënyrën si duheshin zhvilluar gjërat.
Ka një ndryshim të PD. Në historinë time kam qenë disa herë kritik ndaj PD, në një kohë kur kam gjykuar se mendimi im për njerëzit dhe situatat ka qenë i ndryshëm. Sot kam bindjen e plotë, dhe ndihem i vlerësuar të jap kontribut në përzgjedhjen e një stafi sa më cilësor”, shtoi ai.