• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari zbulon maskaradën me biletat: Nuk dolën fare në shitje, kupola e FSHF po i shet në treg të zi

18/09/2023
Gazetari zbulon maskaradën me biletat: Nuk dolën fare në shitje, kupola e FSHF po i shet në treg të zi

Biletat e Kombëtares, kjo është tema që ka prekur se fundmi tifozët kuqezinj. Interesi i lartë për sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, e cila zhvillohet në 12 tetor në Tiranë, ka bërë që tifozët të dilnin të zhgënjyer për menaxhimin e biletave.

Veç shitjes së shpejtë, sipas FSHF-së, institucioni i futbollit nuk ka bërë me dije as çmimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Çmimet e kripura dhe më të larta se në çdo duel, kanë ngritur pikëpyetjet për mënyrën e shitjes së tyre, duke u aluduar edhe për preferenca.

Për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, gazetari sportiv Fation Baze tha se e gjithë skema me biletat ishte një maskaradë absurde e orkestruar nga kupola e FSHF-së, që duhet hetuar nga prokuroria.

“Situata ka qenë maskaradë dhe absurde. Këtë sistem e kam monitoruar prej dy ditësh para dhe nuk ka funskionuar. Ky është një mashtrim nga FSHF nuk i ka nxjerrë fare në treg biletat. Unë e kam parë dy ditë më herët dhe sistemi nuk funksiononte. Gjithçka është një mashtrim, unë në fillim isha i 300-ti në radhë dhe nuk më hapej. Serveri është e pamundur mos hapej me kaq pak persona. Ku kanë përfunduar biletat? Derisa nuk ka transparencë, dyshimet bien te FSHF-ja. Mund të përdoren për qoka, institucioneve, njerëzve me pushtet. Janë për ata që nuk e ndjekin ekipin. Tifozët që e ndjekin kudo, edhe në transfertë nuk kanë bileta. Them që kupola e FSHF-së po i përdor dhe për treg të zi”, tha gazetari.

Më pas Baze u ndal edhe te tregu i zi, me biletat që mund të jenë marrë nga persona të ndryshëm për përfitime më të mëdha.

“Tregu i zi? Jam dëshmitar sepse e kam parë. Sistemi i biletarisë, sold-out është edhe ndeshja e Partizanit. Njoftimi i FSHF-së është sa për të thënë, pasi gjithçka ka qenë e manipuluar. Duhet të ndërhyjë prokuroria që të zbardhë të vërtetën në gjithë këtë skandal, nëse kanë dalë ose jo bileta. Sepse ka edhe nga ata që kanë paguar dhe nuk kanë marrë bileta. Justifikimi për dëmshpërblim nuk qëndron, sepse kur kalon pagesa bileta merret”, tregoi Baze.

Gazetari u ndal edhe te çmimet, që këtë herë kanë qenë të larta. 3 mijë lekë pas portë dhe 8 mijë lekë “karshia”, këto ishin biletat për ndeshjen e kombëtares.

“Çmimet e shtrenjta? Unë nuk e di sa është një biletë. Nëse janë rritur, do vijonë të shtohen sepse janë në treg të zi. Ky është një imazh shumë i shëmtuar për Kombëtaren. Qesharake kjo që ndodhi”, tha Baze./Report tv

Related Posts

Kualifikim me vuajtje, Barça siguron kalimin në ¼ e Kupës së Mbretit, Flick: Santander më surprizoi, luajtën pa frikë
Sport

Kualifikim me vuajtje, Barça siguron kalimin në ¼ e Kupës së Mbretit, Flick: Santander më surprizoi, luajtën pa frikë

16/01/2026
“Sirena” angleze për Pio Esposito-n, Inter vihet në lëvizje, gati kontrata e re
Sport

“Sirena” angleze për Pio Esposito-n, Inter vihet në lëvizje, gati kontrata e re

16/01/2026
Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi
Sport

Torino e ka nxjerr në treg, një kampion bote interesohet për Asllanin

16/01/2026
Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi
Sport

Torino e ka nxjerr në treg, një kampion bote interesohet për Asllanin

16/01/2026
Show i Rabiot dhe një super Maignan, Milan triumfon ndaj Como-s, Allegri: Nuk ishte përgjigje ndaj Inter, objektiv mbetet Champions (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndalova së fajësuari veten”/ Oprah për ndryshimin që i shpëtoi jetën

“Ndalova së fajësuari veten”/ Oprah për ndryshimin që i shpëtoi jetën

16/01/2026
Kualifikim me vuajtje, Barça siguron kalimin në ¼ e Kupës së Mbretit, Flick: Santander më surprizoi, luajtën pa frikë

Kualifikim me vuajtje, Barça siguron kalimin në ¼ e Kupës së Mbretit, Flick: Santander më surprizoi, luajtën pa frikë

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al