• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari tregon çfarë fshihet pas debatit për Kampin në Tepelenë

17/08/2018
Gazetari tregon çfarë fshihet pas debatit për Kampin në Tepelenë

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje ekstreme për të përfshirë Tepelenën si qytet dhe më pas politikën lokale aty, në një debat të pandershëm. Bëhet fjalë për ish- kampin famëkeq të Tepelenës në vitet 1949- 1953, i cili ishte një nga dy kampet e të internuarve në Shqipëri, së bashku me atë të Krujës. Të persekutuarit e Jugut u çuan në Krujë, ndërsa ata të Veriut në Tepelenë.

Debati ka marrë ngjyra ekstreme politike, për shkak të përpjekjes për të përdorur të shkuarën e keqe të këtij kampi, në kontekstin e sotëm politik, nga disa tipa të dështuar si antikomunstë, që nuk dinë si t’i bien në sy lidershipit të opozitës.

Nga ana tjetër, ka një reagim po aq të tepruar për të “mbrojtur” nderin e Tepelenës, duke rënë në kurthin e provokimit.

Është padiskutim gjë e ligë, ta identifikosh persekutimin dhe vuajtjen katërvjeçare në një kamp, me emrin e Tepelenës, dhe ta vendosësh në kontekst krahinor, gjë që nuk ndodh për Krujën analoge, nga ana tjetër. Pra, shihet qartë, se kur thuhet “Kampi i Tepelenës”, dikush kërkon ta identifikojë me Tepelenën, ndërkohë që ai është thjesht “Një kamp në Tepelenë” dhe jo “Kampi i Tepelenës”.

Tepelena, ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë, ka pasur historitë e saj të persekutimit komunist, të burgosurit dhe të pushkatuarit e saj, dhe nuk ka qenë, as simbol i diktaturës, dhe as është e kompleksuar nga historia e saj krenare antifashiste.

Kur them ky debat është i lig, kam parasysh se ai është bërë për të provokuar një reagim po kaq ekstrem.

Lexova sot një thirrje që i bëhej kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, për të mos pranuar as aktivitet përkujtimor për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, që do të mbahet në Tepelenë më 23 gusht.

Kjo është të biesh në lojën e ligë të atyre që theksojnë gjithmonë togëfjalshin “Kampi i Tepelenës”, dhe nuk i referohen si një “Kamp internimi” që ishte në Tepelenë.

Në atë kamp padiskutim kanë ndodhur po ato gjëra që kanë ndodhur në kampin e Krujës, në Porto Palermo, Berat, apo Lezhë.

Përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk është gjeografike, por politike. Për to nuk kishte rëndësi në kë territor kryheshin, por kush i kryente. Dhe si e tillë, lufta e ligë që bëhet ndaj përdorimit të togëfjalëshit “Kampi i Tepelenës”, është gati racist dhe duhet ndaluar.

Por reagimi ndaj tij duhet të jetë i matur, për ta zhvlerësuar atë, dhe jo për t’i dhënë kësaj beteje të ligë, një palë të panevojshme.

Tepelena nuk ka asgjë për të fshehur nga ajo që ka ndodhur. Shkoni në Turan, se ua tregojnë pleqtë e mbetur si kanë bashkëjetuar me vdekjen e të ardhurve. Shkoni në Kodër, ku ngarkoheshin tjegullat për kampin, t’u tregojnë histori për gratë që i mbanin ato në krah 9 km dhe poshtë tjegullave merrnin dhe vezët që u dhuronin fshatarët, apo ndonjë shishe qumështi.

Ata që janë gjallë mund të dëshmojnë pa asnjë kompleks se sa i kanë ndihmuar banorët e zonës të internuarit, si kanë bashkëjetuar me ta, si kanë ndarë bashkë varfërinë dhe kafshatën e bukës, si janë përpjekur t’u shpëtojnë epidemive që nuk ishin vetëm në kamp, por dhe në zonën përreth.

Tepelena është krenare për anën e saj njerëzore në këtë histori. Dhe ajo njerëzillëkun ka në dorë. Vendin e kampit e ka pasur në dorë shteti. Për përgjegjësinë politike rreth kampit, ka një adresë të qartë se kush është.

Më 23 gusht në Tepelenë, do të ekspozohen regjistrat e përpunimit nga Sigurimi i Shtetit të mbarë zonës së Tepelenës. Do të ketë pjesë nga dosja e Trifon Xhagjikës, poetit të pushkatuar për lirinë e fjalës dhe bindjeve antikomuniste, nga dera e njohur e Xhagjikajve, dosja e Neim Pashës, dosjet e personazheve kryesore të kryengritjes sė Zhapokikës, dosja e Zenel Shehut, dosje informative të të pushkatuarve, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët nė kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të kampit të Bënçës, çka është një dëshmi e thellë e persekutimit të Tepelenës, dhe jo e persekutimit nga Tepelena.

Ky debat duhet të marrë fund, ose së paku duhet injoruar si një provokim dështakësh. Tepelena dhe tepelenasit, kanë qenë shpresë për të. Përpjekja për ta politizuar këtë debat, dhe akoma më keq, për të përfshirë aty dhe kryetarin aktual të Bashkisë, i cili ka lindur 20 vjet pasi ishte prishur ai kamp, është politizim i dëmshëm i kësaj çështje dhe mungesë respekti për atë që kanë bërë tepelenasit dhe atë që duhet të bëjnë sot për të respektuar historinë e tyre.

Lëreni Tërmetin të merret me të sotmen e Tepelenës, se për fat e ka bërë atë qytet, shumë më të mirë se shumë paraardhës të tij, dhe mos e ngatërroni me historinë e politizuar të Shqipërisë. Falë tij, sot mund të shkosh të bësh një konferencë pa të ardhur turp në Tepelenë, dhe po falë punës së tij, mund të kemi një qytet më të mirë, jo vetëm për vendasit, por dhe mysafirët.

Tepelena nuk ka zgjedhur të ketë një kamp. Atë e kanë zgjedhur siç kanë zgjedhur Spaçin, Qafë Barin, Batrën, Lezhën apo Krujën, dhe ky debat këtu merr fund. Nuk ka “Kamp të Tepelenës” por “Kamp në Tepelenë”.

Dhe nuk ka histori të Tepelenës që mund ta tregojë dikush me gisht si njollë turpi. Ka vetëm disa dështakë që pasi nuk ja kanë dalë t’i bien në sy dikujt si antikomunistë, tani duan të duken anti-tepelenas, pasi kështu mund të bien në sy të atyre që duket sikur ua ka marrë pushtetin Tepelena. Fatkeqësisht për ta, Tepelena ua ka marrë pushtetin edhe në shtëpinë e Lulzim Bashës. Kjo është pak dëshpëruese për ta. Por jo racizmi i sforcuar me kampin në Tepelenë./tema

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al