• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gara për President/ Çfarë ndodh nëse rezultati i zgjedhjeve në ShBA është i barabartë

03/11/2020
Gara për President/ Çfarë ndodh nëse rezultati i zgjedhjeve në ShBA është i barabartë

Në SHBA nuk vendos shumica popullore se kush zgjidhet president, por ato që quhen kolegje elektorale. Janë 538 gjithsej që llogariten, nga një “kolegj” (votë) për çdo anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve (435 të ndarë sipas popullsisë së shteteve – që shpjegon se pse disa shtete kanë më shumë peshë se të tjerët), nga një për çdo anëtar të Senatit (100 në total nga dy për çdo shtet), plus 3 për kryeqytetin Washington DC.

Ndonëse rezultatet shpesh shpallen që në natën e zgjedhjeve, e marta e parë e nëntorit, votuesit e kolegjeve elektorale mblidhen vetëm “të hënën e parë pas të mërkurës së dytë të dhjetorit”. Këtë vit i bie më 14 dhjetor.

Në 14 dhjetor, nëse konfirmohet rezultati 269-269, kolegjet nga gjysma e shteteve kanë të drejtë me ligj të votojnë për kandidatin që duan dhe jo për atë që ka vendosur populli, mirëpo zakonisht nuk “tradhëtojnë”.

Pas kësaj, sipas kushtetutës, e drejta për ta zgjedhur Presidentin i kalon Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, kurse për të zgjedhur zv-Presidentin i takon Senatit Amerikan.

Ky mund të jetë lajm i mirë për Joe Biden pasi demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Mirëpo, edhe këto nuk votohet në mënyrë individuale nga kongresistët, votojnë shtetet. Domethënë kongresistët nga një shtet mblidhen dhe vendosin se kujt do t’ia japin votën.

Dhe ndonëse Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, Republikanët kanë shumicën e kongresistëve që vijnë prej 26 shteteve, kurse demokratët vetëm në 23 prej tyre. Kurse Pennsylvania është barazim.

Nëse votohet kështu, atëherë Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet nga votat e Dhomës. Në Senat, votohet jo me shtete por individualisht. Edhe aty, Republikanët kanë shumicën, kështu që mund të rizgjidhet Mike Pence si Zv-President.

Por ky nuk është i vetmi skenar. Në 3 nëntor votohet edhe për Kongresin. Nëse Demokratët përmbysin rezultatin në disa shtete, atëherë llogaritë bëhen me Kongresin e ri dhe votimi mund të bëhet pas 1 janarit 2021.

Dmth Dhoma mund të nxjerrë Joe Biden President, kurse Senati Mike Pence Zv-President. Pra, mund të kemi udhëheqës nga dy partitë kundërshtare.

Mirëpo, edhe Dhoma e Përfaqësuesve mund të nxjerrë një rezultat barazim. Shtetet mund të ndahen 25 me 25.

Çfarë ndodh? Tani jemi në janar të vitit 2021.

Sipas rregullit, Zv-Presidenti që ka zgjedhur Senati, bëhet President i Përkohshëm.

Ky mund të jetë Mike Pence, nëse Senati mbetet në duart e Republikanëve. Por, mund të jetë edhe Kamala Harris nëse Demokratët rifitojnë shumicën në Senat.

Nëse vjen data tradicionale për inaugurimin e Presidentit, 20 janari, dhe Dhoma e Përfaqësuesve ende nuk e ka zgjedhur Presidentin, Zv-Presidenti i zgjedhur nga Senati bëhet President. Dmth Pence ose Harris.

Ka edhe një mundësi, kur barazimi bie si mallkim mbi të dy Dhomat e Kongresit. As njëra e as tjetra nuk i shpëtojnë dot barazimeve 25-25 dhe 50-50 përkatësisht në Dhomë dhe në Senat.

Atëherë, kushdo që është në krye të Dhomës së Përfaqësuesve shpallet President më 20 janar. Nëse mbetet Nancy Pelosi në krye të Dhomës edhe pas 1 janarit, atëherë ajo do të jetë Presidentja e radhës në SHBA dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë dot Republikanët.

Sigurisht, nëse Republikanët marrin në dorë Dhomën, ose demokratët radikalë i bëjnë përsëri sfidë Pelosit, emri mund të ndryshojë.

Këto të fundit janë padyshim ngjarje që kanë probabilitet shumë të ulët. Vështirë se skenarët e barazimit në kolegjet elektorale janë më të mëdha se 1%. Mirëpo, ekziston mundësia dhe 2020 ka qenë një vit kaq i tmerrshëm saqë çdo katastrofë duket e mundshme, përfshi edhe ato të natyrës kushtetuese.

Fjalë Kyce: donald trumpgara ne shbajoe bidenshbazgjedhjet
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit
Lajme

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

07/03/2021
Izraeli drejt rikthimit në jetën normale, restorantet mikëpresin klientët e vaksinuar kundër COVID-19
Planet

Izraeli drejt rikthimit në jetën normale, restorantet mikëpresin klientët e vaksinuar kundër COVID-19

07/03/2021
Meta: Zëdhënësi im është shantazhuar nga një ambasadë e huaj
Lajme

Presidenti Meta: Zgjedhjet e 25-prillit, test për Integrimin! Do e kalojmë me hir ose me pahir… të fusim në Kuvend sa më pak biznesmenë

07/03/2021
Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Rama: Jetojmë në Evropë, gjithçka mund të ndodhi, nuk ka në treg doza
Lajme

Vaksina ruse dhe kineze në Shqipëri? Rama: Jetojmë në Evropë, gjithçka mund të ndodhi, nuk ka në treg doza

07/03/2021
Me Viktorian në prehër, Basha uron mësuesit shqiptarë por edhe nënën e tij: Nga zemra gëzuar 7-marsin
Lajme

Me Viktorian në prehër, Basha uron mësuesit shqiptarë por edhe nënën e tij: Nga zemra gëzuar 7-marsin

07/03/2021
URDHËRI/ Hysni Kapo në ‘73: Hiqni përforcuesit e televizioneve italiane, kanë shthurje
Lajme

URDHËRI/ Hysni Kapo në ‘73: Hiqni përforcuesit e televizioneve italiane, kanë shthurje

07/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Sot del lista e kandidatëve, zbardhet skema e Ramës për drejtuesit e qarqeve

08/03/2021
Moti/ Ja sa do ulen temperaturat sot

Ndryshon moti, ja si nis java

08/03/2021
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

07/03/2021
Anxhela Peristeri: I dola makinës para që të më shtypte

Anxhela Peristeri: I dola makinës para që të më shtypte

07/03/2021
Pamje të frikshme nga Saranda, momenti kur shembet tarraca me tifozë pranë stadiumit (VIDEO)

Pamje të frikshme nga Saranda, momenti kur shembet tarraca me tifozë pranë stadiumit (VIDEO)

07/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Sot del lista e kandidatëve, zbardhet skema e Ramës për drejtuesit e qarqeve

08/03/2021
Moti/ Ja sa do ulen temperaturat sot

Ndryshon moti, ja si nis java

08/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al