Kandidati i PD-së për Gjirokastrën, Dorjan Lani, thotë se kur të marrë drejtimin e bashkisë do të ketë qasje tjetër për punonjësit. Sipas tij stafi duhet të punojë 8 orë jo të jetë 8 orë në punë. Funksionimin e bashkisë ai e rendit si pikën e parë të programit. Ja çfarë shkruan Lani.
Në vijim të programit “sintetik” të publikuar disa ditë përpara, po ju paraqes pikën e parë të programit tonë të zgjeruar. Funksionimi i brendshëm i Bashkisë Gjirokastër.
✓ Staf i kualifikuar i cili do të punësohet me kritere përshtatshmërie dhe profesionale.
✓ Dyer të hapura për qytetarët.
✓ Punë 8 orë dhe jo 8 orë në punë.
✓ Zero tolerancë për abuzime.
✓ Menaxhim Elektronik çdo kërkesë dhe ankesë qytetare e cila do të menaxhohet në kohë reale.
✓ Çdokush do të ketë të drejtë të konkurojë për vendin e punës.
✓ Vizitë zyrtare periodike në çdo lagje për të prekur nga afër çdo problem dhe çdo qytetar.
✓ Prokurime dhe tenderime pa “flamuj të kuq”
✓ Punësimi dhe integrimi i personave me aftësi ndryshe pranë stafit të bashkisë.