• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gara për Bashkinë Gjirokastër, nis ‘lufta’ mes dy zv.ministreve (FOTO)

30/03/2019
Gara për Bashkinë Gjirokastër, nis ‘lufta’ mes dy zv.ministreve (FOTO)

Janë përfolur të dyja në media si kandidate të mundshme të Partisë Socialiste për Bashkinë Gjirokastër. Dhe deri në zyrtarizimin e emrit nga Edi Rama duket se ato do të bëjnë gjithçka për të rënë në sy, për të tërhequr vëmendjen, për të qenë vizibël sa më shumë të mundin, për të treguar se me Gjirokastrën nuk i lidh vetëm origjina, por edhe se janë aty të kontribuojnë për të.

Është fjala për Artemis Malon dhe Ornela Çuçin. E para zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Europës, e dyta zv.ministre për Turizmin dhe Mjedisin. Sot të dyja ishin në Gjirokastër në një aksion pastrimi dhe mbjellje pemësh, aksione të cilat gati gati janë bërë klishe në Shqipëri sa herë do të dukesh se po bën diçka për komunitetin apo kërkon të demonstrosh aspekte të përgjegjësisë sociale.

Por nuk është thelbi, mungesa le të themi e kreativitetit të Ornela Cuçit dhe Artemis Malos për të modeluar ndoshta një event tjetër se sa thjesht mbjellje fidanësh dhe pastrimi i disa mbetjeve. Natyrisht që ky aksion është i mirëpritur dhe Gjirokastra ka nevojë për pemë të reja dhe pastrim nga mbeturinat. Duke u nisur vetëm nga postimet e tyre në Facebook, zbulon në fakt një rivalitet të madh mes dy zv.ministreve të kabinetit ‘Rama 2’.

Të dyja kanë përjashtuar njëra-tjetrën nga postimet respektive në Facebook, ndonëse kanë të njëjtët persona që i kanë shoqëruar gjatë aksionit. Kjo të le të kuptosh se ka qenë një aksion i përbashkët, me të njëjtët persona që i shoqërojnë zv.ministret, por ato vetë janë kujdesur që të mos e përmendin njëra-tjetrën në postimet që kanë bërë në faqet e tyre.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj që s’mund të anashkalohet. Tv Gjirokastra në kronikën e përgatitur me këtë aktivitet, as që nuk e përmend fare zv.ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi. Sigurisht që s’ka këtu ndonjë komplot të madh, është thjesht një ‘luftë’ e heshtur mes dy zonjave që aspirojnë për Bashkinë Gjirokastër, edhe pse Ornela Çuçi le të themi se është një hap më larg që pas ngjitjes në skenë me Erion Veliajn si kandidate për Këshillin Bashkiak Tiranë.

Ndërsa Artemis Malo nga ana tjetër do të ‘mbajë frymën’ derisa Rama të zyrtarizojë kandidaturën për Bashkinë Gjirokastër. Nuk është ndonjë merak i madh për ne nëse kanë miqësi apo jo dy zv.ministret me njëra-tjetrën. Vetëm duke u nisur nga postimet e sotme në Facebook, vëren se ka një rivalitet të madh mes tyre, aq sa shkojnë deri aty sa të mospërfillin njëra-tjetrën në një aktivitet ku ishin së bashku. Kjo nuk është rastësi! (Shihni postimet e tyre në Facebook tek fotot më poshtë)

©argjirolajm.net 

Fjalë Kyce: artemis malobashkia gjirokasteredi ramambjellje pemeshornela cuci
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Vangjel Tavo bën fushatë me Covid: Rama dështoi me menaxhimin e pandemisë, ai i quan mjekët ‘bluzat e zeza’
Lajme

Pas 20 vitesh deputet Tavo beson ende se përfaqëson të renë: Më 25 prill do buçasë zëri dhe zemërimi i një populli të tërë (VIDEO)

04/03/2021
Ministrja Manastirliu te Covid 3: Jemi në një situatë delikate
Lajme

Ministrja Manastirliu: Do të vijojmë me procesin e vaksinimit deri kur çdo qytetar shqiptar të ketë marrë dozën jetëshpëtuese

04/03/2021
Rama ironizon opozitën: Koalicioni tragjikomik që nga dita e parë e kësaj lufte nuk u bashkuan një herë me ne pranë jush
Lajme

Rama ironizon opozitën: Koalicioni tragjikomik që nga dita e parë e kësaj lufte nuk u bashkuan një herë me ne pranë jush

04/03/2021
Vizita në Gjirokastër, Albin Kurti nderon edhe Ismail Kadarenë, Rauf Ficon etj (FOTO)
Kryesore

Vizita në Gjirokastër, Albin Kurti nderon edhe Ismail Kadarenë, Rauf Ficon etj (FOTO)

04/03/2021
Albin Kurti në Gjirokastër, homazhe te busti i Çerçiz Topullit (FOTO)
Kryesore

Albin Kurti në Gjirokastër, homazhe te busti i Çerçiz Topullit (FOTO)

04/03/2021
Monika Kryemadhi: Sot s’ka burra që mbajnë fjalën. Fevziu: Do të të thosha një batutë, por kam hall se mos mërzitet Ilir Meta…(VIDEO)
Lajme

Monika Kryemadhi: Sot s’ka burra që mbajnë fjalën. Fevziu: Do të të thosha një batutë, por kam hall se mos mërzitet Ilir Meta…(VIDEO)

03/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Sekuestrohen mijëra vaksina të rreme, policia: Vetëm “maja e ajsbergut”

Sekuestrohen mijëra vaksina të rreme, policia: Vetëm “maja e ajsbergut”

04/03/2021
873 raste të reja me Covid në Shqipëri, 14 jetë të humbura (Harta)

Dridhet Tirana, tjetër tërmet

04/03/2021
Merkatoja e Realit, Zidane “i dashuruar” pas fantazistit francez

Merkatoja e Realit, Zidane “i dashuruar” pas fantazistit francez

04/03/2021
Dalin të palarat! Sara ka puthur Rinianin në prapaskenë. Të dy në një zë: Ishte shkarazi!

Dalin të palarat! Sara ka puthur Rinianin në prapaskenë. Të dy në një zë: Ishte shkarazi!

04/03/2021
Rrëzohet helikopteri ushtarak turk, nëntë jetë të humbura

Rrëzohet helikopteri ushtarak turk, nëntë jetë të humbura

04/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Sekuestrohen mijëra vaksina të rreme, policia: Vetëm “maja e ajsbergut”

Sekuestrohen mijëra vaksina të rreme, policia: Vetëm “maja e ajsbergut”

04/03/2021
873 raste të reja me Covid në Shqipëri, 14 jetë të humbura (Harta)

Dridhet Tirana, tjetër tërmet

04/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al