• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gafa e Bashkisë Gjirokastër me tregtarët romë: Kërkon të largojë të ardhurit, leje vetëm për ata që janë nga Gjirokastra (VIDEO)

12/11/2019
Gafa e Bashkisë Gjirokastër me tregtarët romë: Kërkon të largojë të ardhurit, leje vetëm për ata që janë nga Gjirokastra (VIDEO)

Bashkia Gjirokastër ka vendosur të largojë tregun e mallrave të përdorura të romëve aty ku ka qenë prej vitesh. Vendimi u mor ditët e fundit, ndonëse nuk është gjetur një zgjidhje tjetër alternative për ta, edhe pse bashkia ka thënë se është duke kërkuar t’i sistemojë diku tjetër. Sot Tv Gjirokastra ka transmetuar një kronikë për këtë problem, ku flasin edhe vetë disa prej tregtarëve.

Dy prej tyre përmendën një detaj që s’i bën nder Bashkisë Gjirokastër. Tregtarët thanë se i ka shkuar nënkryetarja apo nënkryetari i Bashkisë (nuk kuptohet qartë nga rrëfimi i tyre) dhe iu ka kërkuar çertifikatën për të vërtetuar se kush është gjirokastrit do të lejohet të shesë, ndërsa të tjerët do të largohen. Kjo është e turpshme dhe një gafë e patolerueshme.

Pra, nëse je rom me çertifikatë në Gjirokastër, lejohesh të vijosh aktivitetin si tregtar. Kush është rom i ardhur, do të zbohet nga tregu. Çfarë logjike e mbrapsht është kjo që ka zgjedhur Bashkia Gjirokastër? Nëse tregu transferohet prej aty, do të bëhet njësoj për të gjithë. Nuk mund të ketë trajtim të tillë të diferencuar.

Mes atyre romëve që punojnë në atë treg ka edhe të ardhur nga rrethet e tjera të vendit, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në Gjirokastër prej vitesh ndonëse mund të kenë gjendje civile në një qytet tjetër. Nëse Bashkia Gjirokastër e ka ndarë mendjen t’i largojë prej aty, duhet t’i sistemojë në një vend tjetër së paku. Jo më pastaj të veprojë “pisët” duke i trajtuar ca të nënës e disa të njerkës.  Shihni më poshtë kronikën e TV Gjirokastra.

©argjiroja.net 

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al