3 qershori është data e fiksuar nga FSHF për rifillimin e sezonit. Në këtë përfundim kanë dalë pas mbledhjes që Federata zhvilloi me dhjetë presidentet e Superligës.
Ky vendim, kjo datë e fiksuar nga FSHF kërkon tashmë miratimin nga ana e qeverisë për rifillimin e sezonit futbollistik. Pas dy raundeve bisedime me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, FSHF vendosi të mbledh këtë të mërkurë të gjithë presidentet e Superiores.
Që nga ora 11:00 të dhjetë presidentët e elitës së futbollit shqiptar nisën diskutimin me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ku ky i fundit do t’i njohë me protokollin sanitar final që i kanë paraqitur MSH.