Në ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në futbollin e moshave, më konkretisht në ndeshjen e Kategorisë Superiore U-17, mes Akademia e Futbollit, që ishte pritës dhe Skënderbeut.
Gjatë zhvillimit të një rivënie anësore, ka pasur tension mes lojtarëve që janë përplasur mes tyre, por në fushë janë futur edhe tifozë.
Me rrethimin e fushës, që është i lehtë për tu kaluar, disa tifozë u futën në fushë dhe goditën lojtarët e Skënderbeut. Në njoftimin e klubit korçar, thuhet se një nga lojtarët ka pësuar dëmtime serioze nga goditja e marrë.