Alma Hoxha, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Përmet, ka nisur takimet në terren. Bashkë me të është edhe ish-ministrja e Kulturës, njëherazi deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro.
“Nga njera dere ne tjetren per te trokitur ne zemrat e njerezve, #meAlmaHoxhen, kryetaren e ardhshme te Bashkise #Permet, ne njesine administrative Piskove”, shkruan Kumbaro teksa publikon edhe foto nga takimet.
Alma Hoxha me profesion mësuese ka një karrier të gjatë në arsim dhe angazhim të hershëm në radhët e PS-së. Ajo është kandidatja e vetme në këto zgjedhje. Kryebashkiaku aktual, Niko Shupuli, zgjodhi të mos futet në zgjedhje duke iu bindur kështu verbërisht vendimit të Bashës dhe Kryemadhit.
PS ka denoncuar vazhdimisht Niko Shupulin për keqpërdorim të buxhetit të bashkisë, për nepotizëm dhe mungesë investimesh. Sipas PS, pjesa më e madhe e buxhetit të kësaj bashkie shkon për të mbajtur me rroga militantët e PD-së, ndërsa qytetetarët privohen nga shumë shërbime publike dhe investime.
©argjiroja.net