Kandidatët e PS-së vijonë fushatën në qarkun Gjirokastër. Mirela Kumbaro dhe Kjara Adhami kanë mbledhur disa të rinj në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës. Adhami publikon disa foto në faqen e saj në Facebook teksa shkruan:
“Në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës me Mirelën dhe të rinj nga Përmeti që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, si dhe plot të tjerë që i janë bashkuar skuadrës fantastike të Partisë Socialiste. S’ka kohë për pushim dhe as duhet të kthehemi prapa. Duhet të vazhdojmë me punët që kemi nisur. Po nuk i bëmë ne, askush tjetër nuk i bën dot. Ky është kompliment për ne dhe njëkohësisht përgjegjësi e madhe”