Roland Bejko, kandidati i PD-se për deputet në Gjirokastër ka dhënë një intervistë për emisionin “60 minuta” në Scan Tv, lidhur me zhvillimin e fushatës në këto ditë të para. Kujtojmë që Bejko një ditë më parë deklaroi se ishte infektuar me Covid dhe se komunikimin me qytetarët do ta mbante vetëm online. Më poshtë pjesë nga intervista.
Si po shkon fushata në qarkun e Gjirokastrës?
Jam në kontakt të drejtëpërdrejtë me zgjedhësit e mi. Falë teknologjisë sot kemi mundësi të komunikojmë me ta dhe të interesohemi të marrim vesh çfarë po ndodh aty. E rëndësishme është që aq ditë sa isha i angazhuar në fushatë ishte vërtetë e befasishme sepse pashë një dëshirë të madhe të qytetarëve të për të na pritur, për të na takuar, për të biseduar. Ndryshe nga fushatat e tjera ku e kemi pasur të vështirë të takojmë grupe sociale njerëzish që janë jashtë politikës, këtë radhë kanë qenë ata që na kanë ftuar për të ndarë mendime sëbashku dhe për të na dhënë mbështetje. Ka një frymë të jashtëzakonshme në jug këtë radhë, mendoj se është vazhdimësi e asaj çfarë ndodhi me zgjedhjet lokale ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët.
Pse duhet t’iu japin ju besimin qytetarët e Gjirokastrës?
Ndryshe nga kandidatët e tjerë që pretendojnë të qenë fitues në këto zgjedhje në Qarkun Gjirokastër, avantazhi im më i madh është fakti se nuk kam qenë asnjëherë në pozita pushteti në atë zone, për të marrë mbi vete riskun e konsumit prej abuzimit me të. E urrej korrupsionin dhe i dua njerëzit. Raportin me qytetarin e ndërtoj nën moton se ajo që për mua mund të jetë thjesht një detaj i parëndësishëm, për qytetarin mund të jetë vetë jeta, ndaj i trajtoj me seriozitetin më të madh problemet dhe shqetësimet e tyre. Unë jam njohës i mirë i atyre njerëzve, e njoh sociologjinë e zonës dhe e di mirë cila është antidoda për ta nxjerrë nga varfëria drejt zhvillimit atë Qark.